Gjithçka që duhet të bëni është që të përzieni avokado, mollë, spinaq të freskët me mjaltë, limon, xhenxhefil dhe lëng të ëmbël kumbulle, dhe nga e gjithë kjo do të përftoni një #smoothie që është një forcë e vërtetë. Dhe është një mënyrë e lehtë për të konsumuar më shumë fruta dhe perime në të njëjtën kohë!
Përbërësit:
- ½ avokado
- 1 mollë e vogël e prerë në copa të vogla
- 1 racion spinaqi
- 1 lugë gjelle mjaltë
- Gjysmë lëng limoni
- Një copë xhenxhefil prej rreth 2 cm
- 300 ml lëng kumbulle i ëmbël
Përgatitja:
Vendosini të gjithë përbërësit në blender, përveç xhenxhefilit dhe lëngut të ëmbël. Grini xhenxhefilin me një rende të mirë ose priteni atë sa më imët që të jetë e mundur për ta shtuar tek përbërësit. Hidh lëngun e kumbullës për të mbuluar përbërësit, përziejeni mirë dhe pastaj mund ta konsumoni.
Burimi / www.sunsweet.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.