Në këtë artikull do të shihni se si të përgatisni ujë me xhenxhefil, si dhe përfitimet e mëdha që sjell ai për trupin tonë falë vetive të shkëlqyera shëruese të kësaj rrënje.
Një nga çelësat për një jetë të shëndetshme është ushqimi. Një dietë e ekuilibruar dhe stërvitje e rregullt ndihmojnë për të mbajtur larg sëmundjet dhe për këtë arsye edhe për zgjatjen e jetës.
Përveç ushtrimit fizik, për të mbajtur nën kontroll peshën ka edhe “shtesa” të vogla që mund të ndihmojnë shumë. Për shembull, konsumoni ujë me xhenxhefil, i cili njihet dhe vlerësohet për veprimin e tij hollues, kryesisht për belin, kofshët dhe barkun.
Por jo vetëm. Xhenxhefili është një rrënjë mjaft e pasur me lëndë ushqyese, për shembull vitaminat C dhe B6, magnez, fosfor, zink, riboflavin, folate dhe niacinë; të gjitha molekula që në një mënyrë ose një tjetër sjellin shumë përfitime për trupin.
Tani le të shohim cilat janë efektet kryesore që xhenxhefili ka në shëndet.
Forcon sistemin imunitar. Konsumimi i rregullt i xhenxhefilit forcon mbrojtjen natyrale të trupit kundër infeksioneve.
Zbut dhimbjet e kyçeve, sepse është një anti-inflamator i fuqishëm.
Përmirëson qarkullimin. Në sajë të magnezit dhe kaliumit, xhenxhefili promovon qarkullimin e gjakut dhe parandalon akumulimin e kolesterolit të keq në mëlçi.
Lufton dhe parandalon ftohjen dhe gripin. Në fakt, rrënja e xhenxhefilit ka veti antibiotike, kështu që nga njëra anë mund të parandalojë prekjen nga gripi dhe nga ana tjetër mund të lehtësojë simptomat.
Përmirëson tretjen dhe lufton kapsllëkun.
Lehtëson thithjen e lëndëve ushqyese dhe stimulon oreksin.
Si ta përgatisim?
Përbërësit që nevojiten: një rrënjë xhenxhefili e prerë në feta të hollë; një litër e gjysmë ujë; lëng limoni.
Ziejeni ujin, pastaj shtoni xhenxhefilin dhe lëreni të ziejë për një çerek orë. Pas kësaj kohe, hiqeni nga nxehtësia, lëreni të ftohet dhe filtroni lëngun. Mund ta mbani në një shishe, duke shtuar lëng limoni nëse është e nevojshme.
Pini një gotë në mëngjes esëll dhe një në mbrëmje para darkës: efektet e dobishme do të shihen menjëherë.
Burimi / https://www.pianetadonne.blog/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.