Këshilla & Arsye

February 1, 2019 | 13:19

Recetat natyrale dhe mjaft efektive për largimin e zbokthit

Zbokthi krijohet për shkak të sëmundjes së lëkurës së kokës. Kjo nxit të kruarit, qërimin e lëkurës dhe shfaqjen e “pikave të pakëndshme të bardha”. Këtë problem mund ta zgjidhni në shumë mënyra, por zgjidhja më e mirë vjen përmes natyrës.

Vaji i pemës së çajit është antiseptik natyral, i cili mund t’ju ndihmojë të zgjidhni problemin e zbokthit. Duhet që në shampon tuaj të futni disa pika të këtij vaji dhe ta përdorni rregullisht. Po ashtu, mund të përzieni një lugë të vogël çaji me një filxhan ujë të nxehtë. Pas larjes standarde të flokëve, spërkateni kokën me këtë përzierje, bëjini masazh të lehtë dhe lëreni të veprojë disa minuta.

Vaji i ullirit ka efekt të dobishëm në tërë organizmin, pra edhe në flokë. Duhet të ngrohni pak vaj ulliri ekstra të virgjër (të jetë i vakët), masazhoni rrënjët e flokëve, mbështillni kokën me peshqir dhe lëreni kështu për gjysmë orë. Pas kësaj, krihni flokët dhe lajeni si zakonisht.

Masazh në kokë mund të bëni dhe me lëngun e limonit. Acidi i limonit largon bakteret dhe kërpudhat. Lëngun duhet ta lini të veprojë disa minuta, ndërsa pas kësaj lani flokët më shampon dhe zbutësin. Përsëriteni këtë trajtim rregullisht dhe me kalimin e kohës zbokthi do të zhduket.

Aloe vera është ilaç për shumë sëmundje të lëkurës, dhe mund të përdoret edhe në luftën kundër zbokthit, disa minuta para dushit vendosni lëng të pastër ose xhel të aloe verës në kokë. Më pas lajini flokët si zakonisht. Procedurën përsëriteni dy herë në ditë derisa të largohet zbokthi.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top