Këshilla & Arsye

September 27, 2019 | 8:45

Recetat natyrale dhe mjaft efektive, për trajtimin e mykut të gojës

Kur mjeku ju jep antibiotikë, kryesisht receta shoqërohet edhe me medikamente kundër mykut, veçanërisht të gojës. Myku i gojës shkaktohet nga një lloj kërpudhe e organizmit, që njihet si candida albicans. Edhe pse në pamje duket shumë e rrezikshme, ajo është e trajtueshme edhe përmes ushqimeve të duhura.

Si shfaqet myku i gojës?

Arsyeja pse antibiotikët shkaktojnë myk oral është e thjeshtë për t’u kuptuar, nëse lexoni se si rritet dhe shumohet candida albicans. Kjo lloj kërpudhe e organizmit gjendet në sistemin tretës. 70% e njerëzve e kanë në florën e tyre bakteriale. Edhe pse kjo shifër mund të duket e lartë, përgjithësisht candida nuk është e dëmshme për organizmin, pasi mbahet nën kontroll nga bakteret e tjera.

Në 50 % të njerëzve kjo kërpudhë gjendet edhe në gojë, edhe pse gjithsesi nuk përbën rrezik. Problemi i vërtetë ndodh kur ky organizëm i vogël shumohet në mënyrë të shpejtë. Ky fenomen ndodh për shkaqe të ndryshme, që nga antibiotikët deri të një ushqyerje e gabuar ose higjienë jo e mirë e gojës.

Si e shkaktojnë antibiotikët mykun e gojës?

Siç u përmend më lart balanca kimike në gojë është thelbësore për të mbajtur nën kontroll kolonitë e organizmave që shkaktojnë myk. Antibiotikët ndikojnë negativisht duke eliminuar pikërisht bakteret që mbajnë në kontroll këtë mikroorganizëm të mykut. Duke marrë antibiotikë për disa ditë vetëm një ose dy herë në vit, kjo i lejon organizmat e shëndetshme në gojë të rikuperojnë dhe krijojnë përsëri balancën e tyre.

Duke marrë antibiotikë shpesh, ju rrezikoni të reduktoni organizmat e shëndetshëm në sistemin tretës dhe në gojë, aq sa candida do të rritet dhe shtohet shumë. Kur kjo ndodh, ju vëreni pikat e bardha në gjuhë që janë shenjat tipike të mykut të gojës.

Çfarë mund të bëni?

Për të evituar këtë situatë, është mirë të merrni sa më shumë probiotikë në kohën kur merrni antibiotikë. Këtu përfshihen kosi, djathi, por edhe suplementët e probiotikëve që gjenden në farmaci. Po ashtu rekomandohet të mos merrni antibiotikë shumë shpesh, pra më mirë të merrni një kurë më të gjatë se dy kura të shkurtra brenda pak javësh.

Kjo sepse duke marrë një kurë dy herë, antibiotikët do të sulmojnë dyfish bakteret më rezistente, dhe herën e dytë mbase mjeku do t’ju japë antibiotikë edhe më të fortë se herën e parë. Kjo do ta shtojë rrezikun për myk.

Lexoni më poshtë disa këshilla për trajtime në kushtet e shtëpisë:

-Lajini dhëmbët me furçë të butë në mënyrë që të mos acaroni gojën

-Mos përdorni solucione të lëngshme për larjen e gojës, përveç rasteve të rekomanduara nga mjeku

-Kujdes me nivelin e sheqerit në gjak, nëse vuani nga diabeti,

-Mund të përdorni një përzierje uji me kripë për të pastruar gojën. Tresni gjysmë luge çaji me kripë në një gotë ujë në ngrohtë dhe me të shpëlani gojën herë pas here.

-Hani kos sa më natyral gjatë kohës që merrni antibiotikë. Rekomandohet kosi i bërë në shtëpi. Kosi ju ndihmon për balancimin bakterial të organizmit.

 

Burimi / AgroWeb.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top