Mirëqenie

September 19, 2019 | 8:15

Recetat natyrale, për eliminimin e venave me variçe

Venat varikoze shfaqen kur grumbullohet gjaku në vena. Edhe pse ato janë më të shpeshta në këmbë, ato mund të shfaqen edhe në zona të tjera të trupit. Shkaqet e venave me variçe mund të jenë të ndryshme: një jetë e ulur, mbipesha, faktorët trashëgues, qëndrimi për shumë kohë në këmbë ose të tjerët.

Edhe pse kjo është një gjendje e zakonshme, është e rëndësishme të parandaloni dhe trajtoni siç duhet venat me variçe. Më poshtë rendisim 4 metodat natyrale kundër venave me variçe, për t’i lehtësuar ato në mënyrë natyrale.

Krem hudhre. Përbërësit: 6 thelbi hudhre të grirë, vaj ulliri, lëng limoni. Përziejini përbërësit dhe lërini të pushojnë për 12 orë. Aplikoni kremin e hudhrës në këmbë dhe kryeni masazhe përmes lëvizjeve rrotulluese, veçanërisht në venat me variçe.

Krem me uthull molle, aloe vera dhe karota. Përbërësit: 1/4 gotë uthull molle, 1 karotë të grirë, 3 lugë xhel aloe vera. Grini një karotë në blender, më pas shtoni aloe vera dhe uthull molle. Aplikojeni kremin në lëkurë të pastër, duke kryer masazhe. Lëreni për 30 minuta, pastaj shpëlajeni me shumë ujë të ngrohtë.

Krem aloe vera dhe avokado. Aloe vera ndihmon në riaktivizimin e qarkullimit dhe zvogëlimin e ënjtjes, ndërsa acidi linoleik i avokados ushqen lëkurën. Përziejmë tulin e një avokadoje me 5 lugë xhel aloe vera dhe 1 lugë gjelle vaj ulliri. Aplikojeni në lëkurë për disa minuta.

 

Burimi / https://www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top