Këshilla & Arsye

January 8, 2020 | 8:15

Recetat natyrale që ju ndihmojnë të kuroni kollën e rëndë të fëmijëve tuaj

Një kollë e vazhdueshme tek fëmijët mund të bëhet diçka e zakonshme gjatë muajve të ftohtë të dimrit. Për fat të mirë, ka shumë receta të shpejta dhe të lehta që mund të kursejnë të voglin tuaj në çdo kohë. Nga pija dhe gargara efektive, deri tek mbështjelljet dhe fërkimet, të gjithë mund të gjejnë diçka që funksionon për fëmijën dhe ta përdorin atë sa herë që i nevojitet.

  1. Qumësht me qepë dhe hudhër.

Kjo mund të duket pak e rëndë, por qepët mund të ndihmojnë në mënyrë efektive për të kuruar një të ftohtë, një kollë, një ethe të lartë dhe një dhimbje të fytit. Prisni imët 3 qepë të vogla dhe gjysmë kokë hudhër, vendosini në rreth një litër qumësht dhe ngroheni. Gatuajeni përzierjen derisa gjithçka të jetë e butë, më pas hiqeni nga sobë dhe kullojeni. Mund t’i shtoni pak mjaltë, për të përmirësuar shijen.

  1. Lëng ananasi

Ananasi përmban një element të quajtur bromelain, që ka veti të forta anti-inflamatore. Lëngu i ananasit mund të zvogëlojë mukozën në fyt dhe mund të lehtësojë kollën. Megjithatë, ndonjëherë vetëm lëngu mund të mos jetë i mjaftueshëm. Në këtë rast, mund të shtoni pak xhenxhefil dhe mjaltë. Vetëm sigurohuni që fëmija juaj të mos jetë alergjik ndaj ananasit.

  1. Xhenxhefili

Ky ilaç i fuqishëm është i lehtë për tu përgatitur me përbërës që janë zakonisht të pranishëm në çdo shtëpi. Ju duhet të kombinoni pak miell, mjaltë dhe vaj ulliri, me një lugë gjelle xhenxhefil (ose pluhur xhenxhefili). Vendosni pak nga përzierja në një pecetë dhe aplikojeni në gjoksin e fëmijës tuaj duke përdorur një fashë. Aplikojeni rreth 3 orë para gjumit.

Kujdes: Mos e përdorni këtë tek fëmijët me lëkurë të ndjeshme, për të shmangur acarimin.

  1. Qumësht me shafran

Qumështi me shafran është një ilaç natyral kundër kollës dhe njihet për vetitë e tij antiseptike. Për përgatitjen e tij duhet të ngrohni pak qumësht dhe të shtoni në të një lugë pluhur shafrani. Përziheni mirë dhe jepjani fëmijës tuaj para gjumit.

  1. Kripë në këmbë

Vendosja e kripës së ngrohtë në këmbë mund t’iu ndihmojë gjithashtu për të larguar një kollë. Ngrohni pak kripë deti në mikrovalë ose në tigan – mos e teproni, temperatura duhet të jetë e rehatshme për fëmijën tuaj dhe të mos djegë lëkurën e tyre! Pastaj aplikojeni atë në këmbët e fëmijës tuaj dhe mbështilleni me një fashë. Lëreni derisa kripa të ftohet, pastaj pastrojini dhe vishni përsëri çorape të ngrohta në këmbët e tyre.

  1. Përgatitni një gargarë me ujë dhe kripë

Një gargarë me ujë dhe kripë mund të lehtësojë përkohësisht simptomat e dhimbjes së fytit. E gjitha çfarë duhet të bëni është të shtoni gjysmë luge çaji kripë në një gotë ujë (preferohet, i vakët) dhe ta përzieni derisa kripa të tretet.

  1. Dush me avull

Një dush me avull mund të ndihmojë në lehtësimin e kollës gjatë natës, pasi ndihmon për të liruar mukozën dhe kongjestionin pas kollës. Ju mund të hapni ujin e nxehtë të dushit, të mbyllni banjën dhe të prisni derisa ajo të mbushet me avull dhe vetëm në këtë moment fëmija juaj është gati të bëjë dush. Për rezultate më të mira, mund të shtoni edhe disa pika vaj eukalipt.

  1. Përzieni banane, ujë dhe mjaltë

Ky ilaç është në gjendje të qetësojë një kollë bronkiti. Së pari do t’ju duhet të vloni pak ujë, më pas qëroni bananet dhe i shtypini ato derisa t’i bëni pure. Vendosni purenë në një tenxhere dhe mbi të hidhni ujë. Lëreni të ziejë për 30 minuta. Më pas lëreni që përzierja të ftohet dhe shtoni një lugë mjaltë. Nga masa e përftuar jepini fëmijës 100 ml 4 herë në ditë.

  1. Përdorni një lagështues me avull të ftohtë

Problemet si bronkiti, ftohja dhe gripi mund të lehtësohen duke përdorur një lagështues që lëshon një avull të freskët shumë të mirë në ajër. Ajri i thatë mund të ndihmojë në transmetimin e infeksioneve dhe viruseve, ndërsa shtimi i lagështisë funksionon si mbrojtje prej tyre. Përveç kësaj, mund të shtoni disa ilaçe në lagështues për ta bërë fëmijën t’i thithë ato dhe të merrni rezultate më të mira nga procedura.

 

 

 

Burimi / https://brightside.me

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top