Mirëqenie

February 26, 2020 | 13:39

Recetat natyrale që ju ndihmojnë të lehtësoni dhimbjet e fytit

Ndryshimet e papritura të temperaturës, viruset dhe bakteret janë shkaqet kryesore që mund të shkaktojnë dhimbje të bezdisshme fyti, një sëmundje shumë e zakonshme e cila, mund të jetë e dhimbshme deri në atë pikë sa të na pengojë të flasim apo flemë.

Ekzistojnë disa ilaçe natyrale që përveç lehtësimit të djegies dhe dhimbjes, na ndihmojnë të heqim qafe inflamacionin që shkakton dhimbje fyti. Këto janë infuzione të thjeshta përbërësit e të cilëve kanë veti antibakteriale, antibiotike dhe qetësuese.

Çaj bimor me kamomil, uthull, mjaltë dhe limon. Kombinimi i këtyre përbërësve është shumë efektiv për lehtësimin e dhimbjeve të fytit, falë vetive të tyre anti-inflamatore dhe antiseptike. Në një filxhan me ujë të vluar, hidhni një qese me çaj kamomili dhe lëreni të pushojë për 5 minuta. Pastaj shtoni lëngun e limonit, një lugë uthull dhe një majë luge piper djegës. Ëmbëlsojeni me mjaltë dhe piheni 2-3 herë në ditë.

Çaj bimor me xhenxhefil, kamomil, kanellë dhe limon. Përgatitja e kësaj pije është shumë e thjeshtë: hidhni një lugë xhenxhefil të grirë dhe një shkop kanellë në një enë me ujë të vluar. Vendoseni të vlojë për rreth 3 minuta, pastaj hiqeni nga soba dhe shtoni një qese me kamomil. Lëreni të pushojë, më pastaj filtroni çajin dhe shtoni lëngun e gjysmë limoni. Pijeni 3 ose 4 herë në ditë.

Smoothie me mollë, ananas dhe hudhra. Hudhra është një nga antibiotikët më të fuqishëm natyrorë. E kombinuar me vetitë anti-inflamatore të mollës dhe ananasit, ajo na lejon të marrim një ilaç shumë efektiv për dhimbjen e fytit.

 

Burimi / https://www.rimedio-naturale.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top