Lifestyle

August 18, 2017 | 11:52

RECETAT/ Superushqimet e gushtit, pjatat që duhet të marrësh edhe me pushime

Një nga pjatat, për të mos thënë e vetmja (edhe pse nuk ju bindim dot që është peshku në zgarë dhe asgjë tjetër) që duhet provuar gjatë pushimeve të gushtit, janë makaronat e bardha me vongole! (Jo Dateri).

1

Është një shije unike që duhet porositur e bardhë, pra pa shtesë salcash të kuqe (ose të bardha) ose domatesh, sepse shija e guaskave të vogla do të tjetërsohet dhe nuk do të jetë aq e mirë sa ç’është vetëm me pak vaj ulliri, e shuar me verë të bardhë dhe erëzat që i duhen.

Sigurisht, që ta shijoni, duhet ta hani në një vend ku të jeni të sigurt që e bëjnë të mirë, përndryshe, bëjeni vetë në shtëpi. Sugjerimi i fundit vlen më shumë, në çdo rast! Restorantet shqiptare, do t’i shtojnë gjithnjë pak salcë sepse:

1. Guaskat nuk janë aq të freskëta dhe erëzat do të mbysin mungesën e freskisë

2. Kanë salca të gatshme

3. Kanë shumë punë dhe nuk do të rijnë të bëjnë një pjatë enkas për ju. Nëse këmbëngulni, mund t’ia dilni por nuk ka asnjë mundim edhe nëse e bëni vetë! Rekomandimi i dytë i gushtit është pa dyshim shalqiri i pjekur mirë! Zhyteni në pak çokollatë të zezë, të shkrirë, lëreni për disa minuta në ngrirje të frigoriferit dhe nuk do të kërkoni asgjë më të mirë për pasditet e nxehta. Kafen, porositeni të ftohtë dhe kështu i nxehti do të largohet më shpejtë!

 

Kuskus me perime dhe salmon

Përbërësit: Fileto salmoni 800 gr Speca të kuq 100 gr Kuskus 200 gr Fasule të kuqe 100 gr Karota 200 gr Fëstëk të grirë 30 gr Vaj ulliri Kripë piper Për lëngun e perimeve 1 qepë 1 karotë 1 degë selino Xhinxher Piper të zi kokërr 1.5 lt ujë Kripë Përgatitja: Gjëja e parë që duhet të përgatisni është lëngu i perimeve. Pritini dhe pastrojini të gjithë përbërësit e lëngut, shtoni ujin në një tenxhere të madhe dhe lërini të ziejnë për 40 minuta. Ndërkaq, pastroni dhe prisni perimet për kuskusin. Filloni me specat duke i prerë në kubikë. Të njëjtën gjë bëni me karotat, dhe selinon. Vendosini të skuqen në pak vaj ulliri. Kuskusit shtojini lëng nga perimet e ziera, përziejeni mirë dhe lëreni për 2 minuta. Pasi lëngu të ketë avulluar shtoni fëstëkët dhe salmonin e prerë në copa kubike. Rregulloni shijen me erëza, përziejeni mirë dhe lëreni për 4-5 minuta të tjera të mbuluar me kapak.

 

Domate të mbushura me peshk ton

Receta është e shpejtë dhe e thjeshtë. Nuk ka nevojë për pjekje. Është një pjatë hapëse që hahet e ftohtë! Mund ta përgatisni edhe pak kohë përpara se të shtroni tryezën. Në rast se bëni edhe këtë procedurë, shija do të jetë më e plotë. Përbërësit për 4 domate të mbushura 4 domate të madhësisë mesatare 150 gr peshk ton 2 vezë Kaperi Kripë, piper Majonezë Majdanoz Përgatitja: Së pari lani dhe pastroni domatet nga gjithë pjesa e brendshme e tulit. Lërini të kullojnë që të mos mbeten lëngje. Vendosni vezët për të zier, pritini më pas në kubikë dhe bashkojini me peshkun ton, kaperit, erëzat dhe majonezën. Përziejeni të gjithë masën mirë në mënyrë që të gjithë përbërësit të trajtësohen njëri me tjetrin. Mbushni me të domatet dhe shërbejeni menjëherë ose lëreni të pushojë për pak kohë në frigorifer./Panorama

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top