Këshilla & Arsye

August 18, 2017 | 9:46

Recetë për mirëqenien mendore

Çfarë do të thotë të ndjehesh mirë? Siç është përcaktuar qartë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, termi “shëndet” nuk mund të thotë thjeshtë mungesë e sëmundjes apo dhimbjes, por një “gjendje mendore dhe mirëqenie sociale.”

Sfida e vërtetë është të mësojmë të vlerësojmë për atë që jemi dhe të jetojmë me mundësitë që kemi.

1

Receta për mirëqnien mendore:

Jini të mirë me veten

Mirësia përmirëson jetën …! Trajtojeni me dashamirësi trupin tuaj, plagët e padukshme, mendimet tuaja…

Gjeni pasionin tuaj

Pa dyshim, jo çdo ditë është festë: ka periudha të vuajtjeve dhe më vështirësi. Kjo është arsyeja pse duhet të vidhni momentet e vogla të përditshme për veten, për të zbuluar apo rizbuluar atë që frymëzon, zgjon entuziazëm dhe papritmas na bën të ndjehemi të gjallë përsëri.

Lëvizni

Sipas hulumtimve lëvizja çdo ditë ju mban trupin dhe mendjen në formë, është anti-stres, ajo na ndihmon të vendosim rregull në mes të mendimeve.

Ushqehuni

Dëgjoni trupin tuaj: ju e dini se çfarë ju duhet. Filloni të zgjidhni dietën e duhur për ju, përtyp ngadalë, dhe gëzojuni asaj që hani.

Lexo!

Siç është e qartë nga studimet, leximi rrit kapacitetin për ndjeshmërinë.

Pranoni gabimet

Është e vështirë të pranosh ngabimit, por si të rritur ju duhet të mësoni nga kjo përvojë, edhe pse e dhimbshme.

Mëso të pyesësh

Ne jetojmë në një shoqëri që ka transformuar aftësinë për të qenë autonom në terma absolutë.  Përulësia është forcë.

Mëso të thuash faleminderit

Duke thënë “Faleminderit” nga zemra ju do të zbuloni çdo ditë e më shumë  arsyet e mirënjohjes.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top