Marrëdhënie

June 3, 2016 | 8:38

Redi Jupi: Rëfimi i tradhtisë në internet s’ndikon pozitivisht

Tradhtia virtuale është një çështje individuale. Mendoj se ka të bëjë më shumë me rrethanat, nga vetë personi i cili pëlqen ose jo ta rrëfejë atë tek partneri. Kjo varet dhe nga raporti që ata kanë.

A ndikon pozitivisht apo jo?! Them se para së gjithash, e mira është të mos tradhtosh. E konsideroj dështim të zgjedhjes që ke bërë në realitet, me partnerin që ke përballë. Por edhe nëse ndodh, nuk mendoj se rrëfimi i tradhtisë në internet mund të ndikojë pozitivisht në marrëdhënien në çift, pavarësisht sinqeritetit që mund të shfaqet aty për aty. Edhe pa vetëdije ta rrëfesh, them se nuk mendoj se ka ndonjë rast të treguari të tillë, por edhe nëse ka, që s’ma merr mendja, efekti besoj se është i njëjtë. Por duke e parë në aspektin pozitiv të rrëfimit, mendimi im anon në kahun se ky është dhe si një farë zotimi për besnikëri në vazhdim. Por varet shumë nga personi që e merr zotimin.

Psikologji Shkurt 2011

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top