Sociologu Gëzim Tushi, reflektues i çdoherë sa i takon problematikave të vendit, këtë herë ka një mesazh të fortë sa i takon shkollës dhe dy botëve të konfliktit, siç i cilëson ai raportin mësues-nxënës.
Sipas Gëzim Tushit: “Përditë skena skizofrenike në marrëdhëniet mësues-nxënës. Mësues të lodhur, të pamotivuar në njërën anë dhe nxënës neurotikë me sensibilitete të mbizhvilluara në anën tjetër. Në mes tyre konflikti. Reformat e shkollës janë të dështuara dhe të abortuara pa bërë reformimin e mendjes së mësuesit. Për këtë profesion me mision të spikatur qytetarie, duhet siguruar bërja e reformës e të menduarit pedagogjik. Ndryshe nuk do dallohet nëse shkolla është institucion edukimi apo qendër dhune.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.