Dëshmi

February 15, 2019 | 8:30

Refuzoi qumështin e gjirit, fëmija shpëton jetën e nënës nga kanceri

Një vajzë e vogël ka kuptuar se nëna e saj vuan nga kanceri i gjirit dhe ka refuzuar të pijë qumështin nga njëri gji, gjë e cila i ka shpëtuar asaj jetën. Një rast i jashtëzakonshëm.

Fëmija refuzon qumështin e nënës dhe nëna zbulon tumorin

Një nënë e re u shpëtua nga tumori i gjirit. Matilda e vogël në kohën e ushqyerjes me gji nuk donte të pinte në gjirin e djathtë të nënës Claire, kjo gjë ka ngjallur tek ajo mjaft dyshime dhe për këtë arsye i është nënshtruar kontrolleve mjekësore, të cilat kanë zbuluar një kancer gjiri.

Në disa mënyra, duket sikur foshnja ka “nuhatur” kancerin e gjirit të nënës së saj. Ngjarja ka ndodhur në Britaninë e Madhe, Claire Granville, një nënë 40-vjeçare, nuk mund ta kuptonte pse Matilda e saj e vogël refuzonte të pinte qumësht nga gjoksi i saj i djathtë. Kështu që ajo vendosi t’u nënshtrohej kontrolleve mjekësore. Testet klinike e diagnostikuan atë me kancer gjiri, të madh dhe të rrezikshëm, i cili i kishte shpëtuar kontrolleve të kryera gjatë shtatzënisë.

Tumori kishte një masë prej 10 centimetra dhe ishte pas thithës së gjirit, nga i cili fëmija nuk pranoi të merrte qumësht. Fjalë për fjalë vajza e vogël ka shpëtuar jetën e nënës së saj. Gruaja ka prekur me gishta gjoksin e saj për të kuptuar çfarë kishte dhe kuptoi se diçka nuk shkonte, por ajo nuk e imagjinonte që diagnoza të ishte aq serioze. 

“Ishte sikur vajza kuptoi diçka, kishte nuhatur tumorin – tha Claire – sepse ajo ktheu kokën sapo i dhashë asaj gji dhe kjo dukej shumë e çuditshme”. Gruaja shpjegoi se ishte reagimi i vajzës që e shtyu t’i nënshtrohej testimeve të thella, “ndryshe nuk do ta kisha besuar kurrë”, vuri në dukje ajo dhe kur i thanë se kishte një tumor të rëndë në gjoksin e saj të djathtë, ajo ishte tronditur. Ajo e ka jetën falë Matildës së saj të vogël. “Një ditë kur ajo të jetë më e rritur, do t’i tregoj asaj se ajo ka shpëtuar jetën time”.

Claire Granville iu nënshtrua të gjitha trajtimeve të nevojshme për trajtimin e kancerit të zbuluar rishtazi. Claire filloi trajtimin në prill 2018 dhe cikli i tyre sapo ka përfunduar. Në fillim, mjekët e kishin nënvlerësuar gjendjen e saj. Sidoqoftë, analiza më e detajuar, e kryer pikërisht falë refuzimit të të porsalindurës për t’u ushqyer me qumësht nga gjoksi i djathtë i nënës, zbuloi se në realitet noduli ishte i keq dhe tumori ishte serioz. Nëse fëmija nuk do të kishte refuzuar gjirin, gjendja e nënës së saj ndoshta do të përkeqësohej. Falë refuzimit dhe ndjenjës së erës, nëna e saj u vizitua nga specialistët dhe u shpëtua.

 

 

 

Burimi / www.universomamma.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top