Regjisori italian, Ettore Scola i nominuar për çmim Oscar është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare.
Scola vdiq në një spital të Romës të martën në mbrëmje, pasi gjendej në koma prej disa ditësh.
I lindur në një qytet të vogël në jug të Italisë, ai drejtoi disa nga aktorët më të mëdhenj në botë, përfshirë Sofia Loren, Marcello Mastroianni, Fanny Ardant dhe Jack Lemmon.
Një nga filmat e tij më të mirënjohur ishte “A Special Day”. Në vitin 1974 mori nominimin e “Filmit më të mirë të huaj” si dhe “Aktorin më të mirë” në Oscar.
Ai ka realizuar edhe filmat, We All Loved Each Other So Much, The Family and Ugly, Dirty and Bad – për të cilin fitoi çmimin si regjisori më i mirë në festivalin e Kanës në vitin 1976.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.