Në fokus

September 23, 2016 | 7:27

Rregulli “5 sekonda” për ushqimin e rënë në tokë

Shumë prej nesh ndihen më mirë me veten nëse marrin dhe e hanë ushqimin që ka rënë në tokë. Kërkuesit në “Universitetin Rutgers” thonë se, ka një rregull për të ngrënë ushqimin që ka rënë në dysheme. Ju mund ta hani nëse e merrni atë brenda pesë sekondave.

Donald Schaffner, profesor dhe specialist në shkencën e ushqimit, thotë se ushqimi mund të kontaminohet në më pak se një sekondë. Lagështia e pranishme, lloji i sipërfaqes dhe koha kontribuojnë në kontaminimin.

“Nëse e kap shpejt, rregulli “5-sekonda” është i sigurt për t’u ngrënë, sepse bakteret duan kohë për t’u transferuar në organizëm“, thotë Schaffner.

Ai tregon: “Ne vendosëm ta studiojmë këtë dukuri, sepse praktika është kaq e përhapur. Tema mund të duket ‘e lehtë’, por ne donim që rezultatet tona të provoheshin shkencërisht”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top