Ditët e fundit një pilot ka provuar dorën e tij në një arritje të veçantë: në kufirin midis Moldavisë dhe Ukrainës ai shkroi fjalën “Relax” (qetësohuni) me aeroplanin e tij. Në atë që duket të jetë një përpjekje për të lehtësuar tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës, piloti shkroi fjalën “Relax” me gjurmën e avionit të tij në qiell pranë kufirit ukrainas. Një mesazh që mund të shihet falë mjeteve të tilla si Flightradar 24, një faqe që mban gjurmët e të gjitha lëvizjeve të avionëve dhe që ditët e fundit ka tërhequr vëmendjen e 30,000 njerëzve që kanë vënë re se çfarë po ndodhte: në qiellin e Moldavisë ishte duke u shfaqur një shkrim i veçantë që në një kohë të shkurtër u bë një ftesë për të qetësuar tensionin.
Vëmendja ndaj hapësirës ajrore ngjitur me të dy vendet është vërtet shumë e lartë, duke pasur parasysh praninë e vazhdueshme ushtarake në kufij dhe rrezikun e një pushtimi nga Rusia. Gjithashtu për këtë arsye, me siguri, shumë e kanë vënë re fillimin e shkrimit në kohë reale, duke përfshirë llogarinë Flightradar 24, e cila, kur shkrimi është ende i paplotë, ka filluar të postojë në Twitter imazhe të fluturimit. Shkrimi është “vizatuar” rreth 3000 metra i lartë dhe është 130 kilometra i gjatë. Avioni i koduar “Relax”, u ngrit më 17 shkurt nga Kishinau, kryeqyteti i Moldavisë dhe iu deshën 1 orë e 40 minuta për të përfunduar detyrën.
Natyrisht, duhet theksuar se shkrimi është i dukshëm vetëm përmes një mjeti gjurmues siç është Flightradar 24: ai nuk është vizatuar në qiell me një rrip tymi, gjë që sigurisht nuk do të lejonte një vizatim të kësaj madhësie.
Ndoshta ky rast i diplomacisë ajrore nuk do të ndryshojë situatën e tensionuar në kufi, por për pak minuta arriti të buzëqeshë përdoruesit që po ndiqnin me frikë evoluimin e armiqësive mes dy vendeve. E cila, për fat të keq, do të vazhdojë edhe pas ftesës për t’u çlodhur.
https://www.flightradar24.com/data/aircraft/er-axr/#2ad9a9eb
Përgatiti Orjona Tresa | Burimi fanpage.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.