Enzimat që merrni shkojnë aty ku duhet apo në kosh të mbeturinave? Nëse keni probleme me tretjen, ose ju mendoni se keni probleme me tretjen, mbase problemi juaj janë enzimat.
Nëse stomaku është i fryrë, edhe disa orë pasi keni ngrënë ushqim, nëse shëndosheni edhe pse nuk hani shumë, problemi juaj bazik është mungesa e enzimave në trupin tuaj të cilat zbërthejnë ushqimin. Ka me mijëra enzima tretëse dhe metabolike që punojnë çdo 1 sekondë dhe janë shumë të rëndësishme për reaksionet biokimike në trupin tuaj, duke vepruar si katalizatorë. Pra përshpejtojnë funksionet dhe reaksionet në trup. Pa këto enzima, proceset jetësore ngadalësohen shumë dhe trupi nuk merr në kohë atë që i duhet për të qëndruar të shëndetshëm. Sipas UNC School of Medicine, thuhet se pa këto enzima, disa funksione të trupit do të merrnin 2.3 billion vite për t’u realizuar.
Ato ndihmojnë që të kryhen funksionet metabolike edhe brenda 1.2 milisekondave. Pra kjo është arsyeja pse ju hani pak e shëndosheni dhe nuk merrni nutrientët e duhur edhe nëse ushqeheni mirë. Dhe ushqimi i patretur mirë shndërrohet në toksikë. Nuk është thjesht pra ushqimi që sjell probleme, por enzimat tuaja. E vërteta është se mënyra e jetesës së shekullit 21 ka shkatërruar enzimat tona. Me kalimin e kohës këto enzima fillojnë të humbasin. Shumë fast food, shumë sheqer, shumë yndyrë do shumë enzima që të vihen në aksion. Enzimat më kryesore për tretje janë:
- Amylase e cila tret karbohidratet, fibrat, drithërat.
- Proteasa e cila tret proteinat si mishi dhe peshku
- Lipasa e cila tret yndyrën.
Pa to, trupi nuk tret siç duhet. Jo vetëm kaq, por mungesa e tyre nuk lejon absorbimin e nutrientëve ( prandaj ju hani shëndetshëm dhe shëndosheni përsëri). Dr. Oz u shpreh se në moshën 50- vjeçare, ju keni gjysmën e enzimave që kishit më herët. Përpunimi i ushqimit dhe stresi ul nivelin e enzimave. Dhe mungesa e tyre lidhet edhe me alergjitë stinore plus intolerancat ushqimore. Prandaj menaxhoni stresin dhe gatuani me avull, sa më pak përpunim të ushqimit, jo ushqime të gatshme apo konserva./Mësimet e Diolës
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.