Këshilla & Arsye

November 30, 2018 | 13:12

Rëndësia e leximit të përrallës para gjumit

Përralla që i tregoni fëmijës tuaj kur e vendosni në shtrat i fal atij një moment ku ai ndihet i qetë. Ju e bëni atë të ndihet i rëndësishëm, favorizoni vetëbesimin e tij dhe i jepni themelin e domosdoshëm për të përballuar jetën e përditshme.

Leximi i përrallës para gjumit, për fëmijët është një nga zakonet që futet pothuajse automatikisht; ata i duan këto momente dhe ju bëjnë të ndiheni të lidhur, duke krijuar një moment intim për të mbyllur ditën. Do të habiteni kur të mësoni se ky gjest i thjeshtë është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni për fëmijën tuaj, veçanërisht nëse është i moshës midis 2 dhe 4 vjeç. Në këtë fazë, fëmijët duhet të ndihen të sigurt për sasinë e frikës që përjetojnë; Përralla para gjumit është një nga mënyrat më të mira për ta bërë këtë.

Pse leximi i një përralle para gjumit është një zakon i shëndetshëm?

Rutina

Fëmijët kanë nevojë për një rutinë, sepse u jep atyre siguri. Ata po njohin botën dhe çdo gjë ndryshon vazhdimisht, kështu që kur ata janë në gjendje të parashikojnë se çfarë do të ndodhë, ata janë më të qetë. Pas lojës vjen banjo, darka, pastrimi i dhëmbëve, përralla e natës së mirë dhe gjumi. Këto rituale i çlodhin dhe i bëjnë të flenë.

Ata ndihen të dashur

Fakti i rezervimit të një momenti për ta ndarë me ta, sjell përfitime për të dyja palët. Për këtë arsye, është e rëndësishme që të harroni telefonin ose të gjitha angazhimet në momentet kur je me fëmijën tënd.

Duke dëgjuar zërin tënd, duke ndjerë afërsinë tuaj dhe intonacionin që jepni në secilën pjesë tregimi, e bën atë të ndihet i dashur dhe i rëndësishëm. Pa dyshim, leximi i një përralle para gjumit është mënyra më e mirë për të mbyllur një ditë.

Kjo i ndihmon ata të përpunojnë përvojat

Në afat të gjatë, fëmijët duhet të merren me shumë situata të reja për ta, një grindje me një mik, të shqetësohen për turpërimin e një mësuesi, etj. Bota e tyre e vogël rritet çdo sekondë dhe kjo nuk është gjithmonë e lehtë për t’u pranuar. Kur dëgjojnë një histori, ata mund të identifikohen me të, të identifikojnë disa nga frikërat dhe pasiguritë e tyre dhe të mësojnë nga protagonisti se si të merren me to.

Prandaj, rëndësia e leximit të një tregimi para gjumë duhet të përshtatet me nivelin e pjekurisë së fëmijës suaj. Ndërsa rriten, secili fëmijë zhvillohet ndryshe dhe ju duhet ta respektoni këtë; dhe se ato tregime kanë aftësinë për të transmetuar mesazhe të qarta, pozitive dhe të thjeshta.

Nuk është e nevojshme të shpjegoni se çfarë po ndodh. Besoni në atë që ai merr pjesën e tregimit që i nevojitet në çdo kohë. Kjo gjithashtu mund të jetë terapeutike dhe, në këtë kuptim, nuk duhet ta detyrosh të mësojë nga mjedisi që e rrethon.

Përforcim njohës

Megjithëse është një kohë që lidhet më shumë me pjesën emocionale dhe relaksimin, duke dëgjuar një përrallë para gjumit do ta prezantojë me fjalë të reja dhe mënyra për të shprehur veten e tij dhe kjo do të rrisë aftësitë e tij gjuhësore. Për më tepër, kjo do të ndikojë në vëmendjen e tij, në rrugën për të ndjekur fijet e një historie, për ta kuptuar atë nga fillimi në fund dhe imagjinata e tij.

Relakson

Një përrallë e mirë është mënyra më e mirë për të mbyllur një dite. Fëmijët e shoqërojnë këtë moment me faktin se është koha për të shkuar në gjumë dhe ata do të qetësohen natyrshëm. Zgjidhni tregimet me fund të lumtur, përdorni një ton të butë zëri, ulni ndriçimin dhe lexoni derisa fëmijën tuaj ta ketë zënë gjumi

Gjithmonë e njëjta përrallë!

Mos u habitni nëse fëmija juaj ju kërkon gjithmonë të njëjtën përrallë. Për një fëmijë, njohja e të gjitha fjalëve i ndihmon ata të rendisin në rregull idetë dhe gjithçka që kanë hasur gjatë ditës. Nga ana tjetër, mënyra se si i mësojnë gjërat është nëpërmjet përsëritjes. Fëmijët mësojnë diçka të re çdo herë që lexoni një tregim, si fjalë të reja, përvoja dhe rivitalizojnë emocionet që ata ndien kur e dëgjuan për herë të parë.

Mos harroni kufijtë

Fëmijët tuaj duhet të ndihen të dashur dhe të mbrojtur; kufizimet janë mënyra se si ata e perceptojnë dashurinë dhe kujdesin, sepse ata ende nuk mund të dinë se çfarë kanë nevojë në çdo situatë.

Nëse i thoni se do t’i lexoni vetëm një përrallë para gjumit, respektojeni këtë marrëveshje. Në këtë mënyrë, ju do t’i mësoni atij të mbajë fjalën dhe të jetë i sigurt se kur i premtoni diçka, ju e përmbushni atë.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / http://aprilamente.info

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top