Marrëdhënie

June 24, 2019 | 10:51

Rëndësia e marrëdhënies mjek-pacient në onkologji

Një faqe e dedikuar onkologjisë ka botuar një koment mbi një artikull të botuar në një revistë prestigjioze amerikane që nënvizon rëndësinë e vazhdimësisë së marrëdhënies mes pacientit dhe onkologut që e ndjek atë.

Në koment, rëndësia e pacientit për të vazhduar që të ketë gjithmonë të njëjtin mjek si një bashkëbisedues nënvizohet në disa pika. Ndër të tjera, në artikullin e botuar në revistën JAMA citohet fjala e mëposhtme: “një marrëdhënie e qëndrueshme afatgjatë midis mjekut dhe pacientit është një gjë e mirë”. Nga ana tjetër, vlen të përmendet se, edhe pse ka demonstrime për faktin se një marrëdhënie e këtij lloji rrit kënaqësinë e mjekut dhe përmirëson rezultatet e arritura në klientin e tij, sot është gjithnjë e më e rrallë që një marrëdhënie e tillë të mbahet me kalimin e kohës.

Autori i komentit kujton se marrëdhënia mes mjekut dhe pacientit arrin nivele shumë të thella, sepse shumë prej informacionit që ata ndajnë janë personale dhe intime, por organizata aktuale e kujdesit shëndetësor minon këtë marrëdhënie. Në kulturën e agjencive shëndetësore, të cilën autori i komentit e përcakton anakronik, imponohet kohë kontakti, ndërmjet personelit shëndetësor dhe pacientëve, e cila pengon përshtatjen e vizitës me nevojat e individit të asistuar. Sigurisht që një organizatë efikase kërkon mekanizma rezervë të përcaktuar mirë dhe vlerësime të kohës për t’u kushtuar vizitave, por ngurtësia e tepërt me të cilën zbatohen këto parime organizative është armiku i marrëdhënieve të mira mes mjekut dhe pacientit.

Duke bërë që një onkolog të ndjek një pacient përgjatë diagnozës së tij/saj dhe mënyrës së trajtimit lehtëson praktikën klinike, sepse marrëdhënia ndërmjet tyre përmirësohet me kalimin e kohës dhe kjo gjë nga njëra anë zvogëlon rrezikun që pacienti të mos shkojë tek vizitat e kontrollit të programuar dhe nga ana tjetër rrit njohuritë e problemeve të këtij të fundit nga specialistët, duke favorizuar miratimin e zgjidhjeve të personalizuara dhe më efektive. Autori i komentit ankohet për faktin se në realitet, në fushën e shëndetësisë dhe në veçanti atë të onkologjisë është gjithnjë e më e vështirë që organizata të përshtatet me krijimin e një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të zgjatur mes specialistit dhe pacientit.

Zgjidhja e propozuar është që të merret parasysh, në momentin e rezervimit të një kontrolli, jo vetëm kur duhet të paracaktohet, por edhe nga mjeku i cili dëshiron ta vizitojë pacientin. Kjo përfshin dhënien e prioritetit më të lartë personit me kancer, për të zgjedhur onkologun që t’i referohet dhe përshtatjes ndaj këtij prioriteti të organizimit të shërbimeve onkologjike.

 

 

Burimi / www.fondazioneserono.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top