Thuhet se xhaxhallarët janë prindërit e dytë dhe miqtë më të mirë të fëmijëve. Por çfarë rëndësie kanë nipërit e mbesat për xhaxhallarët dhe hallat? Atësia dhe amësia janë përvoja unike, në të cilat krijohen lidhje magjike. Megjithatë, ekziston dhe një marrëdhënie shumë e fuqishme ajo e nipërve me xhaxhallarët dhe hallat.
Ardhja në jetë e një nipi është përvoja që mund ta pasurojë më shumë një person kur ai ende nuk e ka përjetuar më parë mrekullinë e ardhjes në jetë të një foshnje. Nipi është djali që jeta nuk i ka dhënë ende: një krijesë e mbushur me dritë që vjen për të ndryshuar ditët, duke i mbushur me dashuri.
Nipërit falin një lumturi të paçmuar dhe në këmbim, duke qëndruar pranë tyre, xhaxhallarët dhe hallat u ofrojnë aftësinë për të mësuar të jetojnë intensivisht. Nipërit na bëjnë të ndihemi të veçantë dhe forcojmë lidhjet familjare me vëllezërit dhe motrat tona.
Nipat e mbesat janë njësoj si fëmijët, por pa përgjegjësinë e prindërit. Me nipërit ju mund të ndani momente të mrekullueshme, duke iu plotësuar edhe disa teka!
Të qenit xhaxhallarë ose hallë mund t’iu kthejë përsëri në kohë dhe të rijetoni fëmijërinë tuaj.
Nipërit e mbesat janë dobësia e hallave dhe xhaxhallarëve. Fëmijët kanë dhuratën e të qenit në gjendje për të na lëvizur, për të prekur pikat tona më të dobëta: u plotësojmë kërkesat më të pazakonta, vetëm për t’i parë ata të buzëqeshur.
Falë këtyre të vegjëlve, xhaxhallarët mund të forcojnë marrëdhëniet familjare. Kur ka një nip në mes, bëhen më shumë vizita dhe vihesh më shumë në kontakt me vëllezërit dhe kunetërit.
Për të gjitha këto arsye, dhe shumë të tjerë, nipërit dhe mbesat mund të na bëjnë të ndihemi njerëzit më fatlumë dhe të veçantë në botë. Xhaxhallarët janë njerëz shumë të rëndësishëm në jetën e nipave të tyre dhe, në këmbim, ata kërkojnë vetëm dashuri.
Burimi / http://www.rimedio-naturale.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.