Këshilla & Arsye

May 19, 2017 | 13:00

Rëndësia e përshtypjes së parë

Përshtypja e parë në një intervistë pune është një prej faktorëve më të rëndësishëm, që ndikon në marrjen e vendit të punës apo jo.

Sipas një sondazhi të publikuar në gazetën “Social Psychological and Personality Science”, të anketuarve u bëheshin pyetje në lidhje me përshtypjen, që  kishin lënë persona të caktuar, 6 muaj pasi ata i kishin parë në foto.

1

Në fillim të studimit, personat përgjegjës për zhvillimin e tij, i pyetën të anketuarit që të jepnin përshtypjet e tyre për këta persona, vetëm duke i parë në foto. 6 muaj më vonë ata u vunë përballë peronave, që ishin gjykuar vetëm nga pamja dhe pjesa më e madhe e tyre u shprehën krejtësisht ndryshe me atë që kishin thënë 6 muaj më parë vetëm duke parë fotot e tyre.

Vivian Zayas, një prej personave përgjegjës të këtij sondazhi dhe psikologe në Universitetin e Cornellit, tha se pjesa më e madhe e të anketuarve u shprehën se ishin gabuar në dhënien e mendimit të tyre, vetëm duke u nisur nga fotoja. Sipas psikologes kjo gjë ndodh, sepse fotoja nuk ka gojë të flasë dhe profecia që vetëm ne mund ta prezantojmë veten tonë më mirë se askush tjetër gjeti vërtetësi edhe gjatë këtij sondazhi.

Më poshtë do të lexoni disa këshilla për të bërë përshtypjen sa më të mirë që në momentin e parë gjatë një interviste pune:

  1. Mos lexoni CV-në tuaj

Një ndër rregullat më të rëndësishme në rast se ju doni të bëni një përshtypje sa më të mirë gjatë një interviste pune është se nuk duhet absolutisht që të lexoni CV-në tuaj. Prezantojeni veten, pa qenë nevoja të shikoni në letrën që mund të keni përpara dhe mbi të gjitha mos shkruani gjëra të pavërteta.

  1. Përdorni fjalë “fuqishme”

Fjala e duhur në vendin e duhur, e përdorur në momentin e duhur mund të ketë efektin e dëshiruar. Sipas një studimi të kryer nga Shkolla e Biznesit në Çikago, kandidatët potencialë për të fituar vendin e punës zakonisht ishin ata që ishin memorizuar nga punëdhënësi. Profesor Nicholas Eply dhe prof. dr. Juliana Schroeder, u shprehën se kandidatët të cilët përdorin fjalë të fuqishme janë pikërisht ata që memorizohen nga punonjësit. Nëse doni që edhe ju të bëni pjesë në atë grup, disa prej fjalëve që mund të përdorni janë: iniciativë, përgjegjshmëri. Me fjalë të tilla si inteligjent, i pëlqyeshëm dhe i suksesshëm duhet të bëhet shumë kujdes, sepse duhet të shmangen dhe nuk duhet të përdoren kurrsesi gjatë një interviste pune.

  1. Bëni kujdes me rrjetet sociale

Sipas po të njëjtit studim të kryer më sipër (“Social Psychological and Personality Science”), personat që kishin një foto profili serioze në LinkedIn kishin rreth 40 për qind më shumë mundësi për t’u thirrur në intervistën e punës në krahasim me një kandidat me një foto profili aspak të paraqitshme dhe serioze.

Fatkeqësisht nuk ka një përcaktim të saktë në lidhje me atë që mund të ishte fotoja e duhur, por zakonisht përshtypje të mirë lënë ato foto ku personi është veshur në mënyrë serioze, ato kanë dritën e duhur dhe nuk kanë asgjë në sfondin pas tyre.

  1. Tregohuni entuziastë

Ashtu siç e cilësuam edhe më sipër, prezantimi i parë është shumë i rëndësishëm. Sipas studimit të SPPS-së, njerëzit që tregohen entuziastë dhe optimistë që në prezantimin e tyre të parë, krijojnë tek të tjerët një ndjesi pozitive, dhe për rrjedhojë kanë më shumë mundësi për të fituar më tepër pikë në krahasim me një person që tregohet i vrazhdë dhe arrogant.

Gjithashtu, këshillohet që gjatë një interviste pune të shfaqni shumë interes për pozicion e punës në të cilin po aplikoni, të vendosni kontakt sy më sy (sepse tregon përqendrim të lartë) dhe të kontrolloni tonin dhe nivelin e zërit i cili nuk duhet të jetë as shumë i lartë dhe as shumë i ulët.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top