Aktualitet

July 28, 2025 | 12:30

Rëndësia e strukturës dhe rutinës për një verë të balancuar

Vera është zakonisht stina që lidhet me pushime, çlodhje dhe një ndryshim nga ritmi i zakonshëm i jetës. Periudha e lejeve në punë, mbyllja e shkollave dhe temperaturat e larta krijojnë një atmosferë më të lirë dhe kohën më pak të strukturuar, sidomos te fëmijët dhe të rinjtë, kur aktivitetet rutinore ndërpriten papritur dhe dita mbushet me kohë të lirë, por pa drejtim të qartë.

blerina-hima-mertiriShumë individë përballen me boshllëk kohor. Mungesa e strukturës kthehet nga liri në hutim.

-Tek fëmijët, kjo mund të çojë në përdorim të tepërt të teknologjisë, pasivitet apo humbje interesi për aktivitetet fizike dhe sociale.

-Tek të rriturit, humbja e ritmit ditor mund të ndikojë në më pak vetëvlerësim, produktivitet dhe madje edhe në humorin e përditshëm.

Krijimi i një rutine të ekuilibruar bëhet thelbësore për mirëqenien mendore dhe emocionale të kësaj periudhe. Nuk është e nevojshme që dita gjatë verës të jetë e ngarkuar me detyra apo me orare strikte.

Struktura është një drejtues i brendshëm që na mban të lidhur me veten, edhe në ditët e lira të vitit. Mjafton një strukturë e butë, që ruan disa elemente bazë të përditshmërisë si zgjimi në një orar të caktuar, ushqyerja e rregullt, pak aktivitet fizik, kohë për lexime, krijimtari ose relaksim të vetëdijshëm. Këto ndihmojnë në ruajtjen e balancës trup-mendje, menaxhimin e kohës dhe energjisë, rritjen e motivimit personal, si dhe uljen e ndjesisë së stresit ose mërzitjes.

Madje, një plan i thjeshtë ditor apo javor ndihmon që dita të mos rrëshqasë në plogështi, por të mbushet me kuptim dhe përmbajtje. Qëllimi nuk është të krijojmë një rutinë të ngurtë dhe të mërzitshme, por një strukturë fleksibile që ndihmon mirëqenien.

depresion vere

Një verë me një ritëm të shëndetshëm është një bazë e mirë për rikthim në përditshmëri pa stres dhe më e përgatitur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top