Mirëqenie

October 18, 2019 | 8:20

Rëndësia e vitaminës B12 dhe ushqimet që e përmbajnë atë

Vitamina B12 është e rëndësishme kur bëhet fjalë për funksionimin e shëndetshëm të trupit, pasi ndihmon në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe mban nën kontroll sistemin nervor. Mungesa e kësaj vitamine bën që qelizat e kuqe të gjakut të zmadhohen në mënyrë anormale dhe ul jetëgjatësinë e tyre, duke u privuar indeve dhe organeve furnizimin me oksigjen. Kjo mund të çojë në simptoma të zhvillimit të anemisë së vitaminës B12.

Vitamina B12 mund të gjendet në një numër ushqimesh, disa nga më të njohurat janë mishi dhe salmoni. Ndërsa këto janë disa nga burimet më të mira të vitaminës, veganët dhe vegjetarianët duhet të kërkojnë vitaminën B12 në burime të tjera për të siguruar sasinë e nevojshme të saj.

Tre ushqime të pasura me B12, që të gjithë mund t’i përfshijnë në dietën e tyre janë:

  • Kërpudhat Shitake;
  • Drithërat;
  • Ekstrakt majaje.

Publikimi i Harvard Health, pjesë e Shkollës Mjekësore të Harvardit, rendit disa nga burimet më të mira dietike të B12 dhe sasitë e përfshira.

Ushqime të pasura me vitaminën B12:

  • Midhjet – tre tasa të vegjël përmbajnë 85mcg B12
  • Mëlçia – tre tasa të vegjël përmbajnë 70.7mcg B12
  • Salmoni – tre tasa të vegjël përmbajnë 4.9mcg B12
  • Kos – gjashtë tasa të vegjël përmbajnë 1.3mcg B12
  • Qumësht me pak yndyrë – një filxhan përmban 1.2mcg B12
  • Vezë – një kokërr e madhe përmban 0.6mcg B12

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top