Këshilla & Arsye

April 12, 2017 | 9:05

Rendi i lindjes ka ndikim në karrierën tuaj

Për shumë vite, studimet kanë treguar se rendi i lindjes ndikon personalitetin, por një studimi i ri konfirmon se nëse ju jeni fëmija i madh, i mesëm ose i vogli ka një ndikim edhe në karrierë, gjithashtu.

1

Studimi i ri nga Disney është publikuar për të shënuar Ditën Kombëtare të Motrave dhe Vëllezërve (10 prill).

Udhëhequr nga psikologja Emma Kenny, studiuesit gjetën prova të rëndësishme për të mbështetur teorinë se rendi i lindjes ka një efekt të prekshëm në shtigjet e karrierës.

  • Ata zbuluan se fëmijët e parë statistikisht kanë më shumë gjasa të bëhen shkencëtarë, astronautët, muzikantë rok dhe yje të TV
  • Fëmijët e mesëm janë më të prirur për t’u bërë atletë olimpikë, politikanë, CEO dhe autorë.
  • Ndërsa të vegjëlit kanë më shumë gjasa të bëhen kompozitorë dhe hulumtues.

E çuditshmja ishte se artistët kishin 181 për qind më shumë gjasa të ishin fëmijë të vetëm. Studiuesit analizuan proporcionin e çdo lloji motrash apo vëllezërish në çdo mostër, duke i krahasuar me pritshmëritë e një familje normale.

“Studimi i bërë muajin e kaluar tregon se radha e lindjes është një faktor domethënës në përcaktimin e llojit të punës mes motrave dhe vëllezërve, kjo në përgjithësi, pasi ka dhe përjashtime”, thotë  psikologia Emma Kenny.

1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top