Dëshmi

December 15, 2021 | 11:29

Reportazhi / Nga Kabuli në Shëngjin: Një shtëpi përtej detit… Rrëfimet e shtetasve afganë që jetojnë në Shqipëri

Bregdeti shqiptar është shndërruar në strehë të sigurt për mijëra shtetas afganë, që ikën nga vendi i tyre pasi talibanët u kthyen në pushtet. Megjithëse po e shijojnë mikpritjen shqiptare, ata thonë se po presin që rrugëtimi i tyre të përmbyllet në SHBA. Mund të lexoni reportazhin e Radio Evropa e Lirë më poshtë dhe rrëfimet nga shtetasit afganë që jetojnë në Shëngjin:

 

Në kohë vjeshte dhe mot jo të ngrohtë, Abdullah dhe Parwana Radyar e kanë destinacion të përditshëm plazhin. Që nga 24 shtatori ky çift nga Afganistani bashkë me fëmijët e tyre janë strehuar në një resort në Shëngjin të Shqipërisë.

Në vendlindje Abdullahu ka punuar në organizatën “Acted”, e cila ndihmon popullatat e prekura nga konfliktet. Kjo e ka bërë atë dhe familjen e tij të rrezikuar nga talibanët, grupi militant që ka rimarrë pushtetin në Afganistan në gusht të vitit 2021.

“Kur punoja në organizatë disa herë talibanët kontrolluan njerëzit që punojnë në organizarta të huaja dhe na thoshin: pse po punoni me të huajt?”

Talibanët njihen për interpretim të ashpër të Ligjit islamik të Sheriatit i cili kufizon shumë të drejta përfshirë shkollimin e grave. Grupi po ashtu ka kërcënuar afganët që kanë punuar për forcat e huaja ushtarake në 20 vitet e fundit. Abdullahu thotë se është gëzuar që familja e tij është avakuuar në Shqipëri derisa ti mundësohet azili në SHBA.

“Njerëzit e Shqipërisë janë njerëz shunë të mirë, shumë mikpritës të këndshëm më pëlqejnë njerëzit e Shqipërisë”.

Bashkëshortja e tij në Afganistan ka punuar me grupe të ndjeshme, fëmijë, e gra shtatzëna, nëpërmjet organizatës “Save the Children”. Asaj i është dashur të mbyllet në shtëpi kur talibanët u kthyen në pushet.

“Kur erdhëm në Shqipëri më ka munguar familja ime, Afganistani, situata me sigurinë në Shqipëri është e mirë. Unë mund të shkoj në Tiranë, Lezhë mund të ecë dhe e kemi plazhin ta shijojmë”.

Parwana thotë se e pikëllon fakti që vajzës së saj 21 vjecare i janë ndërprerë studimet për Ekonomi.

“Vajza jonë është shumë e interesuar për të vijuar studimet por kur të shkojmë në SHBA vajza e djali do të shkojnë në universitet”.

Rreth 1.600 afganë janë vendosur në një nga resortet e Shëngjinit. Dita e refugjatëve në Shëngjin, kalon kryesisht në plazh. Fëmijë e të rritur angazhohen në aktivitete sportive ndërsa vullnetare mbajnë aktivitete arti për gra.

Por dita normale e punës nuk ka ndryshuar shumë për Faisal Karimin, gazetar e ligjërues i gazetarisë nga Afganistani

Ai udhëheq Agjencinë e Lajmeve për Gratë e Afganistanit dhe po vijon punën nga Shqipëria me shumë kolegë të tij që janë evakuuar po ashtu.

“E dimë se si gazetarë kemi përgjegjësinë për të vijuar punën, dhe këto janë ditë kritike kur njerëzit e Afganistanit kanë neovjë për të marrë informacine por mediat e vendosura në Afganistan nuk janë të lira dhe të pavarura”.

Kryeministri Edi Rama është zotuar se do pranojë deri në 4 mijë afganë në shtetin e tij, më shumë se cdo vend tjetër i botës.

 

 

Burimi / PanoramaOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top