Sot, në kohët moderne , të gjithë flasim për respektin, i cili ka filluar të shpërfillet në mënyra të ndryshme. Fjala respekt përmban dy gjëra në vetvete, thjeshtësi dhe dashamirësi, për veten dhe për të tjerët. Ato konceptohen si dy shtylla ku mbështetet fort mbarëvajtja e funksionimi i çdo gjëje, dhe i çdo lloj situate, dhe se nuk mund të funksionojnë ndryshe, pasi janë pjesë përbërëse tё njëra-tjetrës.
Në jetën e përditshme hasim shumë lloj komunikimesh, të cilat sjellin më pas shkallën e respektit midis shoqërisë, midis epror-vartës ose në marrëdhëniet prindër-fëmijë etj.
Nuk ka formula në komunikim që të na japë një përgjigje të gatshme për çdo situatë, thjesht ky komunikim na tregon shkallën e respektit që shfaqim. Komunikuesit pavarësisht se të cilit lloj janë, shprehin respektin, i cili është efektiv nëse:
-Janë njerëz të përgatitur në shumë drejtime, sidomos profesionalisht.
-Inkurajojnë njerëzit.
-Janë të gatshëm kur kërkohet prania e tyre.
-Kanë sens humori.
-Nuk është nevoja të ngrenë zërin nëse aftësitë menaxhuese të tyre janë perfekte.
-Dëgjojnë me vëmendje të tjerët.
-Dhe mbi të gjitha, janë vetvetja.
Respekti është vlera që mund t’i ofrohet çdo ditë çdokujt.
Kur flitet për vlerën e respektit, gjithmonë mendohet se kemi të bëjmë vetëm me tjetrin, mendohet se respekti u takon dhe u ofrohet të tjerëve, harrohet se ai fillon nga vetja.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.