Lifestyle

December 14, 2019 | 8:02

Restorant Tradicional Prestige / Bashkë me traditën, gëzojmë në tryezë festat e fundvitit

Të gjesh restorantin tipik të shijeve të tua, në zonën e preferuar, ambientin antik për të provuar thjeshtësisht kuzhinën tradicionale, jeni në vendin e duhur! Restoranti Tradicional Prestige është padyshim zgjedhja ideale. Tradita është ajo që mishëron dhe i bën të pazëvendësueshme shijet dhe preferencat tuaja.

prestige-per-web

Festat e fundvitit janë një arsye më shumë për t’u bërë bashkë me miqtë dhe të afërmit. Pse jo në një tryezë ku nuk mungon asgjë nga shijet që dikur gatuhej nga duart e gjysheve apo e mamave.

Kuzhina autentike mbetet ajo e pazëvendësueshmja. Jo pa qëllim Restoranti Tradicional Prestige e ka menduar si risi në fundvitin që do ët lëmë pas. Ky investim serioz mbart të njëjtin funksion, me qëllim, afrimin me shijet e traditës, asaj familjare shqiptare. Për t’u ndjerë shpirtërisht mirë me të shkuarën, nostalgjikë të gatimeve të gjysheve, nënave tona, me etjen e shuar falë gotës së verës nga vreshtat disa llojesh rrushi, kjo padyshim është ajo që nuk mund t’ia mohojmë vetes.

Restoranti Tradicional Prestige, i vendosur nën aromën e myshkut të drurëve, gjelbërimit shumëllojësh, gurgullimës së ujit në hapësirat rreth tij, me lumenj të vegjël artificialë që oksigjenojnë e i japin jetë ambientit, ofron kultin e qetësisë, shijes dhe komoditetit sipas standardeve.

I çmuar në detaje dhe orendi, Restoranti Tradicional Prestige bën bashkë kuzhinën tradicionale mesdhetare me atë bashkëkohore, duke ruajtur shijen dhe kontrastet falë produkteve BIO, përzgjedhur nga mjeshtërit tanë të kuzhinës. Specialitete të prodhuara sipas sezoneve direkt në kuzhinë, që nga makaronat, buka, gjellët e trevave të ndryshme, byrekët e larmishëm, deri te ëmbëlsirat e mrekullueshme të traditës, shëndetlije, revani etj.

Restoranti Tradicional Prestige është i vendosur në zemër të kopshtit të Kompleksit Prestige, aty ku Hotel dhe Restorant Prestige ndajnë ambientin e saj në tre kate. Restoranti Tradicional Prestige është aktiviteti i tretë dhe më i rëndësishëm i restoranteve Prestige në ushqim, shije të hollë dhe aroma të këndshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top