Në fokus

March 14, 2019 | 8:45

Revolucion në psikiatri, prodhohet spray që lufton depresionin në kohë rekord

Revolucion në psikiatri. Për trajtimin e depresionit mbërrin një spray që hidhet në hundë, duke lënë pas pilulat e zakonshme. “Food and Drug Administration”, agjencia amerikane e medikamenteve, ka miratuar këtë ilaç për terapinë kundër depresionit, veçanërisht tek ata pacientë në të cilët alternativat e tjera nuk kanë dhënë rezultat pozitiv. Ky spray do të shpërndahet në mënyrë mjaft të kontrolluar dhe me kushte të forta.

Ky medikament i ri do të përdoret tek ata pacientë që kanë probleme të rënda me depresionin dhe në ato raste ku anitdepresivët e tjerë nuk kanë funksionuar. Një ndër kushtet kryesore është se ky spray do të përdoret nën kontrollin e mjekut në klinikë të certifikuar dhe pacienti nuk ka të drejtë ta marrë në shtëpi.

Sipas FDA ky është medikamenti i parë në botë antidepresiv që vepron në kohë rekord dhe përmirëson ndjeshëm humorin e pacientit. Ilaçet që janë aktualisht në treg i japin efektet e para pas 4-6 javësh terapi.

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top