Dëshmi

June 1, 2021 | 12:15

Ribashkimi me nënën biologjike pas shumë vitesh, Ana Lleshi rrëfen emocionet e të rriturit në shtëpinë e fëmijës dhe vështirësitë në jetë

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Lleshi, bëri bujë fillimisht me hyrjen e saj në programin e dashurisë dhe më pas me fotot që e tregonin në shtrat me Arjon Lulin. Gjatë disa puntatave, Ana ka treguar se ka një histori të dhimbshme fëmijërie dhe se do të fliste për këtë kur të vinte momenti.

Teksa ishte e ftuar në “Why Not”, 25-vjeçarja zbuloi se në moshën 3-vjeçare nëna biologjike ishte detyruar ta linte tek shtëpia e fëmijës. Kjo sepse prindërit ishin ndarë dhe se e ëma nuk e përballonte dot nga ana psikologjike dhe financiare që të kujdesej për Lleshin.

Ajo falënderoi publikisht Drejtoreshën e shtëpisë së fëmijës, e cila ka qenë personi i vetëm që e ka mbajtur pranë kur ajo nuk ndihej mirë. Nga ana tjetër, ajo zbuloi se pas disa vitesh u birësua nga një familje që nuk kishte vajzë, për të cilën u shpreh se falë tyre arriti të mësonte se ç’është në të vërtet dashuria.

Ana, emri i vërtet i së cilës është Diana, rrëfeu se para dy vitesh ka takuar nënën e saj biologjike, me të cilën jeton tani. Ndërsa babai biologjik i saj ka ndërruar jetë.

Gjithashtu ajo ka zbuluar se do të hapë një shoqatë për vajzat pasi dalin nga shtëpia e fëmijës.

“Do hap një shoqatë për gocat pasi dalin nga shtëpia e fëmijëve, që është mosha më delikate e tyre, që për fat të keq ndodhen në mëshirë të fatit. Nuk ka si t’i lind një ide një vajze në moshën 25-vjeçare nga hiçi. Është një familje që është përkujdesur për mua që fjalën dashuri e mësova nga ata. Kujdesi atyre ka qenë maksimalisht.”

 

 

Burimi / https://www.oranews.tv/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top