Në fokus

March 26, 2016 | 6:20

Riccardo Cocciante: Sugjestionimi i mendjes nga muzika

“Ju e njihni karakterin tim, trupin tim, mënyrën time të të kënduarit. Karakteri im është Kuazimodo, sepse ndihem kështu. Kur isha i ri kam qenë tip i trembur, nuk besoja tek vetja ime, ndihesha shumë keq. Shpëtova sepse ndoshta kisha diçka brenda. Kjo është arsyeja sepse një nga personazhet e “Notre Dame de Paris”, ai i një kurrizoje është padyshim personazhi mbi të cilin unë mund të identifikoj veten. Kuazimodo vendos të jetojë në atë që ka më forcë dhe fuqi, dhe ky është shpirti. Ai bën hapin vendimtar kur sheh se Esmeralda është zhdukur”. Ky është kantautori i njohur, Riccardo Cocciante, i cili shpërfaq në mëvetësinë e tij një tipar që natyrshëm shpërthen falë krijimtarisë muzikore. Është ajo që ka i shërbyer në të forcuarit të identitetit personal dhe vetëbesimit. Cocciante rikthen në Itali, veprën e shkëlqyer prodhim që mban vulën e tij, një opera sa moderne po aq edhe e famshme në botë, “Notre Dame de Paris”. Një mundësi për të ritakuar kantautorin më të “duruar” që ndër të tjera thotë: “Jam i rezervuar në jetë edhe pse në skenë shpërthej. Është një transformim i plotë, një antitezë e përsosur mes skenës dhe jetës, diçka që unë kurrë nuk e bëra me qëllim”. Këngët e tij janë më shumë alegorike se sa autobiografike. Falë sugjestionit muzikor, në këtë rast, ai pohon se: “Bëhej fjalë për të dalë nga guaska dhe të shpërtheja, në mënyrë që të shprehja sa më mirë vetveten. “Margerita” në fakt, është kënaqësia e të jetuarit mirë dhe të arritjes së qëllimeve të caktuara”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top