Aktualitet

December 19, 2022 | 9:55

Rihanna “prezanton” djalin e saj me botën 7 muaj pas lindjes!

Panorama.al/Rihanna ka zbuluar për herë të parë imazhin e djalit të saj 7 muajsh. Këngëtarja publikoi një video të rrallë të vogëlushit në TikTok.

Ylli i popit dhe partneri i saj ASAP Rocky e kishin mbajtur imazhin e fëmijës së tyre larg syrit të publikut gjatë gjithë kësaj kohe.

Mirëpo, artistja 34-vjeçare me famë ndërkombëtare vendosi të prezantojë të birin me fansat e saj dhe ka publikuar një video të tij në makinë.

Në pamje ai shihet i ulur në sexholinë teksa buzëqesh para kamerës. Në një moment foshnja tenton të prekë kamerën me duart e tij të vogla, ndërsa Rihanna dëgjohet duke e pyetur: “A dëshiron telefonin e mamit?”

Çifti nuk e kanë zbuluar emrin e djalit të tyre, ndërsa Rihanna e ka shoqëruar videon me mbishkrimin “hakëruar”.

“Ata ia kanë treguar emrin e djalit vetëm familjarëve të ngushtë. Do e majën sekret derisa të jenë gati ta zbulojnë”, tha një burim për Us Weekly.

Sipas të njëjtit burim, reperi dhe këngëtarja po përpiqen gjithashtu të zgjerojnë familjen e tyre.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top