Dëshmi

October 16, 2018 | 8:49

Rikthehet në skenë aktorja e madhe Roza Anagnosti. Ky është roli të cilin nuk mund ta refuzonte (Video)

Ajo është ndër ikonat e kinematografisë shqiptare që me rolet e saj në filma dhe teatër ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. Bëhet fjalë për aktoren e mirënjohur, Roza Anagnosti, e cila me portretin e saj, me zërin dhe talentin ka fituar gjithmonë vëmendjen dhe dashurinë e publikut artdashës.

Ashtu sikurse edhe këtë fundjavë, ku publiku e ka parë në rolin e teze Rozës, në shfaqjen ‘Oskari dhe tezja Rozë’, në Teatrin Eksperimental, me një vepër teatrore me mesazhe universale. Artistja Roza Anagnosti ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku tregoi më tepër rreth rolit të saj dhe punës me të rinjtë.

Më intrigoi autori i veprës, ishte shumë interesant. Vepra është përkthyer në shumë gjuhë të botës për mesazhet që jep, është një psikolog i shpirtit njerëzor, ka një gjuhë të bukur që futet brenda njerëzve dhe thotë që njeriu çdo ditë duhet ta shfrytëzojë dhe në çdo situatë duhet të gjejë jetën. Ai e vlerëson shumë jetën dhe besimin, jo vetëm në Zot. Ishte një sfidë me të rinj dhe kënaqësi e jashtëzakonshme që jo vetëm të punoja me ta, por të jepja edhe eksperiencën. Dua të falënderoj regjisorin Kiço Londo, i cili ka insistuar që unë të jem në skenë”, tha Anagnosti.

Aktorja ka luajtur në mbi 20 filma ku ndër më të suksesshmit mund të përmendim “Plagë të vjetra”, “Fije që priten”, “Mësonjëtorja”, “Rruga e Lirisë”, “Ndërgjegjja”, “Qyteti më i ri në botë” dhe shumë të tjerë. Ajo po ashtu ka dhjetëra role në teatër, ku ka skalitur figura artistike të pakrahasueshme.

 

 

Burimi / tvklan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top