Tetori po mbaron, si çdo vit, fundjava e fundit e muajit sjell me vete ndryshimin e orës, nga ora verore në atë dimërore. Natën midis të shtunës 24 dhe të dielës 25 tetor, në 3 të mëngjesit, do të duhet të zhvendosim akrepat e orës 60 minuta mbrapa. Në këtë mënyrë do të rimarrim kohën që kemi humbur në fund të Marsit, do të flemë një orë më shumë në mëngjes, por do të humbasim gjashtëdhjetë minuta dritë në mbrëmje. Kjo orë do të mbetet në fuqi deri të Dielën e datës 28 Mars 2021, kur akrepat do të zhvendosen përsëri 60 minuta përpara.
Ndërrimi i orës është një procedurë që bëhet zyrtarisht me vendim qeverie, dy herë në vit, gjatë muajve Tetor dhe Mars, të Dielat e fundit të tyre. Ndryshimi i orës bëhet për shkak të kursimit të energjisë elektrike, me qëllim të shfrytëzimin më të madh të energjisë diellore.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.