Aktualitet

January 6, 2022 | 11:12

Rikthimi në punë fillon me energji dhe objektiva të reja

Përgatiti Blerina Mërtiri, arsimtare

 

 

Periudha e festave të fundvitit është gjithmonë një kohë e çmuar për të ndenjur sa më shumë me familjen dhe për të rimarrë energji pozitive për përballimin e ritmit të jetës së përditshme. Çdo kujtim të bukur të këtyre ditëve e fokusuam në memorie me koleksionet e fotove dhe videove.

0

Fundi i një viti dhe fillimi i një viti të ri është gjithmonë një mundësi e re për të reflektuar me veten dhe objektivat e së ardhmes. Fillojmë këtë vit me dëshirën për të pasur shëndet të mirë dhe shpresën se viti i ardhshëm do të jetë më i mirë se ai që kaloi.

Mendojmë:

-Çfarë funksionoi mirë dhe çfarë nuk funksionoi siç duhet vitin e kaluar?

-A punova në mënyrë produktive duke balancuar ngarkesën e punës me kohën e lirë?

-Çfarë suksesi do të gëzoj gjatë këtij viti?

-Çfarë sfidash na presin këtë vit?

-Si mund ta ndryshoj më mirë jetën personale ose atë profesionale?

Edhe nëse ndonjë përgjigje është jo pozitive, është e rëndësishme të gjejmë gabimin për ta përmirësuar vitin e ardhshëm.

Siguria në vetvete do të na bëjë të gjejmë përgjigjen dhe rrugën e duhur për t’u përmirësuar dhe sidomos për të vendosur objektiva reale në të ardhmen.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top