Për herë të parë në Shqipëri, metodologjia e Qendrave Modella. Për të gjitha femrat që duan të ndihen bukur me trupin e tyre, është koha e rezultateve mahnitëse përmes dobësimit dhe tonifikimit të trupit në mënyrë natyrale. Femm Centro Modella është një mënyrë e shkëlqyer për të ndihmuar humbjen në peshë dhe për të riformuar figurën në mënyrë krejtësisht të natyrshme. Ky sistem eliminon yndyrën dhe celulitin në pikat ku është e nevojshme, në sajë të programit të personalizuar dhe ndihmën e ajrit fiziologjik në temperaturën 36.8°C.
Të humbasësh peshë në mënyrë natyrale në Femm
Metodologjia e Qendrave Modella ekziston prej më shumë se 20 vitesh, ndërsa në Shqipëri vjen për herë të parë. Sekreti i kësaj metodologjie është nxehtësia. Koha e rezultateve të këtij trajtimi është mjaft e shpejtë, madje, pas 5 seancave të para do të shikoni rezultat. Fokusi i qendrës Modella janë zonjat mbi moshën mesatare dhe sigurisht vajzat e reja të cilat kërkojnë të bien në peshë në mënyrë natyrale, por edhe të tonifikojnë trupin e tyre në zonat ku ato kanë më shumë nevojë.
Çfarë ndodh në Femm në Tiranë?
Ky është një shërbim i domosdoshëm për çdo grua që dëshiron të jetojë shëndetshëm, por edhe në paqe me trupin e saj. Trajtimet shkojnë 2 seanca në javë nga një orë. Minimumi, 30 seanca në total. Takimi i parë bëhet me trajneren, e cila këshillon dhe modelon një program të personalizuar në bazë të të dhënave të klientes. Mandej kryen matjet në të gjitha pjesët e trupit. Çdo 5 seanca përsëriten matjet dhe peshimi.
Etapat e ushtrimeve, trajtimeve dhe tonifikimit
HAPI I PARË | Çdo kliente që viziton qendrën Femm, fillimisht konsultohet me trajneren e cila e këshillon dhe modelon një program të personalizuar në bazë të të dhënave të saj.
HAPI I DYTË | Në hapin e dytë kryen matjet në të gjitha pjesët e trupit.
HAPI I TRETË | Është i rëndësishëm pasi peshimi është një matës i rezultatit. Çdo 5 seanca përsëriten matjet dhe peshimi.
HAPI I KATËRT | Oksigjeno-terapia. Çfarë është?
-Bën një veprim të fortë enzimatik
-Eliminon toksinat
-Aktivizon qarkullimin e gjakut
-Lufton celulitin, strijat
-Përshpejton metabolizimin
HAPI I PESTË | Pista ose step(hapa). Pasi të vishet klientja, kalon në kardio 10-20 minuta.
HAPI I GJASHTË | Shtrati i ajrit. Nga ky shtrat, i cili ka një temperaturë 36.8 gradë celcius ( sa temperatura e trupit) del ajër fiziologjik. Brenda tij realizohen ushtrimet sipas programit të personalizuar, prandaj nxehtësia është sekret sepse e shikon në çdo hallkë. Trajnerja ju ndihmon në demonstrimin e çdo ushtrimi. Ushtrimet janë për dobësim, tonifikim dhe rënie në peshë.
HAPI I SHTATË | Një dush relaksues për t’u ndier në formë të shkëlqyer. Ky proces zgjat një orë. Forma më e shëndetshme për rënien në peshë, e shoqëruar me një regjim ushqimor të këshilluar.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 140
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.