Dëshmi

May 20, 2019 | 14:27

“Rindërtimi i urave të besimit në Ballkan”, doktorantja shqiptare zë vendin e dytë në konferencën ndërkombëtare

Shqipëria ka arritur të fitojë një tjetër çmim, këtë herë në konferencën ndërkombëtare të zhvilluar më 16-17 maj 2019, në Universitetin e Shkencave Politike në Rumani, në qytetin Cluj, në Qendrën për Strategjitë e Ballkanit (Center for Balkan Strategies) dhe me moton “Rindërtimi i urave të besimit në Ballkan”.

Doktorantja Ilma Bici, ka arritur të marrë vendin e dytë me punimin me temë: “International protection of emigrants. A prospective of human rights. Case of Albania and the region” (Mbrojtja ndërkombëtare e emigrantëve. Një prespektivë e të drejtave të njeriut. Rasti i Shqipërisë dhe rajoni), ndërsa përfaqësuese nga niveli Master Shkencor ishte studentja Anxhela Buzi.

Konferenca ndërkombëtare në Cluj të Rumanisë, u zhvillua nën mbështetjen e qeverisë dhe rektoratit rumun së bashku me fondacionin Balcan Forum and Balcan Strategies, të cilët një ndër fushat që ata mbështesin është promovimi i arsimit të lartë universitar dhe pasuniversitar nëpër botë.

Në këtë konferencë studentë të nivelit PHD dhe Master, konkurruan mes njëri-tjetrit, ndërsa Shqipëria arriti të marrë vendin e dytë. Vajzat shqiptare që përfaqësuan më së miri Shqipërinë në këtë konferencë, prezantuan punimet e tyre, të cilat u vlerësuan shumë nga një komision ndërkombëtar.

Shqipëria arriti që të lërë pas shtete si Anglia, Bosnja, Moldavia, Kina, Austria, Bullgaria, Italia, Holanda apo India e largët etj. Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria bëhet krenare me anë të të rinjve shqiptarë.

 

Burimi / www.kohajone.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top