Kujdesi i shtëpisë dhe rimodelimi i saj në periudha të ndryshme sjell motivim dhe një lloj qetësie pas një dite të lodhshme. Ajo që ju propozojmë, ka të bëjë me një stil dekori, i cili jo vetëm ndryshon këndvështrimin për banesën tuaj, por ju bën më të frymëzuar. Për t’ia nisur, mjaft të mendoni për ngjyrat, ndërsa për objekte, shfrytëzoni gjërat e bëra vetë.
Detajet janë fantastike, po aq sa thelbësore në rimodelimin e shtëpisë, me fokus në produktet bio që ju gjenden pranë. Të vogla, ama bëjnë diferencës. Shumë prej amvisave e kanë të qartë idenë, ndërsa më herët në syprinën poshtë kondrabufesë mbajnë një pjesë të seteve të kuzhinës, filxhanët e çajit apo kafesë, bashkë me servisin e sheqerit dhe të kafesë, të dizenjuara me figura frutash apo lulesh. Por sot ka një metodikë edhe më interesante, e cila ka të bëjë me përdorimin e bathëve të thata vendosur në enë të tejdukshme qelqi po në banakun e bufesë.
Dekupazhi është një teknikë e re perëndimore, e cila sjell në vëmendje
riciklimin e këtyre aseteve që gjenden në shtëpisë, ndërsa syri çlodhet dhe gjë muzë frymëzuese në aktivitetin e njeriut.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.