Mirëqenie

December 21, 2019 | 8:26

Risitë në trajtimet dhe përkujdesjet e sëmundjeve dermatologjike me produktet amerikane DERMA-E

 

Në praktikën e përditshme të dermatologut hasen shpesh sëmundje kronike që kërkojnë jo vetëm protokollet e mjekimit, por edhe alternativat e përkujdesjes së tyre, duke marrë parasysh kohën e gjatë që kërkojnë të përmirësohen drejt shërimit të plotë të tyre. Një informacion mbi këto risi në sëmundjet dermatologjike si dhe në përkujdesje profesionale për rigjenerim të lëkurës, na e jep Dr.Blerta Gjoni.

Ndër sëmundjet më të shpeshta dermatologjike ajo rendit psoriasis vulgaris, ekzemën kronike, dermatitin seborroik, akne vulgaris, dermatitin stazik në terren të venave varikoze. Alternativat trajtuese mjekësore sipas sëmundjeve janë: DERMA E, kombinim i antioksidantëve, vitaminave dhe përbërësve të fuqishëm natyralë për të ofruar rezultate të pakrahasueshme dhe kujdes më të mirë të lëkurës. Sa i përket trajtimeve estetike të lëkurës, të cilat shkojnë përtej standardit kozmetik, dermatologia sugjeron linjat hidratuese dhe me vitaminë C të Derma-E, me përbërës që i kanë të provuara përfitimet klinike e të dukshme në pamjen e lëkurës apo flokëve.

Trajtimet kozmeceutike përfshijnë: purifikim dhe detoksifikim të lëkurës, hidratim, peeling, trajtim i akneve, trajtim i rrudhave dhe plakjes së lëkurës, mbrojtje nga dielli, trajtim i volumit të flokëve.

Psorzema, kompleksi unik Psorzema Herbal me ekstrakte bimore dhe vitamina A dhe E, qetësojnë simptomat e psoriazës, ekzemës dhe problemeve të tjera të lëkurës që rëndohen nga humbja e ujit. Linja Psorzema 100% përmirëson tharjen e lëkurës dhe psoriazën, përmirëson 92% skuqjen dhe inflamacionin, përmirëson 92% pamjen e përgjithshme dhe 76% skuamat.

Soothing relief lotion përdoret për të gjithë ata që kanë lëkurë të thatë, të irrituar dhe kruarje të shkaktuara nga infeksionet bakteriale, fungeale apo dermatite të ndryshme. Në sajë të vetive të vajit të pemës së çajit dhe vetive antioksiduese të vitaminës E dhe zbutëse të kamomilit ndihmojnë në qetësimin e çarjeve, kruarjeve dhe rrjepjeve të lëkurës.

Scalp Relief Shampo shkëput skuamat përmes acidit salicilik, qetëson të kruarat në sajë të pemës së çajit dhe mentolit ndërkohë që ushqen në sajë të kompleksit bimor Psorzema Herbal dhe pantenolit.

Scalp Relief Conditioner balsam me veti qetësuese falë pemës së çajit, mentolit dhe vetiv pastruese të acidit salicilik, me veti të shtuara ushqyese të vajit të arganit, bajames, aloes.

Very Clear nga Derma-E është një zgjidhje natyrale për lëkurat e yndyrshme, me akne në fytyrë e shpinë dhe e përshtatshme për të gjitha moshat. Larësi Very Clear Acne largon yndyrën dhe papastërtitë, zhbllokon poret dhe parandalon formimin e akneve.

Acne Scrub me kompleks anti-blemish, aloe vera pastron lëkurën nga qelizat e vdekura dhe përdoret 1-2 herë në javë në lëkurë të lagur.

Acne Spot trajton direkt aknen dhe kombinohet edhe me protokollin e terapisë së kanes në bazë të agresivitetit e vendndodhjes së aknes.

Hidratanti Very Clear me formulë balancuese parandalon krijimin e skuqjeve dhe acarimeve. Trajton shenjat e mbetura dhe aknet ekzistente me Derma- E.

Sugjerojmë Scar Gel që ka konsistencë xheli jo yndyror dhe është një zgjidhje për shenjat mbetëse të akneve si të rejat dhe të vjetrat.

Përkujdesje për mbrojtje nga dielli dhe kremëra antirudhë, kundër njollave dhe plakjes së lëkurës me linjën Derma-E me vitaminë C, idealja për prodhimin e kolagjenit. 4 produktet janë: Micellar Water, për pastrim në thellësi të lëkurës; Concentrated Serum mbështet prodhimin e kolagjenit; Renewing Moisturizer me probiotikë dhe rooibos për të rivendosur barrierat mbrojtëse të lëkurës; Intense Night Cream për dyfishim të dozës së vitaminës C.

Kremrat Natural Mineral Sunscreen Body, Baby i përshtatshëm për çdo moshë. Formulë me përbërje oksid zinku, siguron mbrojtjen e duhur nga rrezatimi UV, pa kimikate të dëmshme dhe e pasur me antioksidues si: vitaminë C, çaj jeshil, provitamina B5, kamomil dhe vitaminë E.

Even Tone Brightening Day Cream spf 15 krem dite i lehtë, ndihmon në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës, zbardhjes së njollave të diellit, plakjes, shtatëzënisë.

Sun Defense Mineral Sunscreen spf 30 krem mbrojtës në trajtë stick-u për mbrojtje të plotë nga dielli. I sigurt për ekosistemin ujor, hipoalergjik dhe riaplikohet pas 80 minutash. Ideal për mbrojtjen e nishaneve në trup dhe fytyrë.

DERMA E formulon dy forma të vitaminës C, Stay-C® 50 (askorbil fosfat natriumi). Maksimalizon përfitimet e vitaminës C për shkak të aftsisë që ka për të qëndruar efektive me kohën pa u oksiduar. Stay-C® 50 njihet për aftësinë jo irrituese.

Demae, alternativë e kirurgjisë kozmetike. Sipas studimeve, përmirëson tonifikimin dhe rrit forcën elastike të lëkurës, redukton pamjen e vijave të mimiks dhe rrudhave. Dmae ka veti antioksiduese, antiinflamatore, të cilat ndihmojnë në ngadalësimin e procesit të plakjes.

Acidi Hialuronik mban deri në 1000 herë më shumë se pesha e tij ujin dhe ka aftësi të tërheqë dhe të lidhë molekulat e ujit, duke mbajtur kolagjenin të hidratuar dhe një lëkurë të butë e të lëmuar. Derma-E e përdorin këtë magnet lagështie së bashku me vitamina dhe ushqyes të tjerë për një lëkurë të shëndetshme dhe rrezatuese.

DERMA-E përdor formula të pastra, pa konservues të dëmshëm apo shtesa të tjera të dëmshme kimike, formula 100% vegane, pa origjinë shtazore, pa lauril sulfat natriumi, pa vajra minerale apo ngjyrues artificialë. Certifikimi ECO është ai që na jep sigurinë e rekomandimit me besim të plotë të produkteve të DERMA E.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 143

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top