Ylli i popit Rita Ora ka folur për bullizmin online, duke thënë se femrat janë shpesh në shënjestër për shkak të mënyrës sesi duken. Këngëtarja u shpreh se i ka ndjerë efektet e bullizmit online dhe se në fillim të karrierës së saj ishte e fiksuar pas komenteve.
Në një intervistë për BBC u shpreh se komentet negative e vunë në mëdyshje nëse duhej apo jo të vazhdonte karrierën në muzikë.
“Kishte komente të tmerrshme, që më bënë të mendoj nëse duhej apo jo të bëja muzikë,”-rrëfeu ajo.
Por inkurajimi i të tjerëve më bëri që të mos lejoja të më shkatërronin vetëbesimin.
“Këshilla ime e vetme është që të ndihmoni miqtë tuaj online dhe ti tregoni mbështetjen tuaj për të qenë vetvetja”,-tha Rita.
Burimi / OraNews
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.