Pas guximit për të folur kundër administratës Trump në muajt e fundit, Robert De Niro ka gjetur një kauzë të re për të ngritur zërin e tij: sigurinë e vaksinave. Aktori, i cili ka një djalë me çrregullim të spektrit autik, u bashkua me avokatin Robert F. Kennedy, Jr. në Uashington në një konferencë ku u diskutua kundër vaksinave. Të dy personalietet premtuan 100.000 $ shpërblim për këdo që mund të provojë se vaksinat janë të sigurta.
Ylli i botës së kinemasë është i bindur se djali i tij, autik, ndryshoi brenda ditës pas marrjes së tiomersalit, një përbërje kimike që përmban mërkur dhe që është pjesë e përbërjes së vaksinës, që shërben për pengimin e shtimit bakterial dhe fungal, pavarësisht nga fakti se nuk ka prova për të mbështetur këtë pohim.
Edhe pse një studim i FDA në vitin 1999 gjeti se tiomerosal i përdorur në këtë mënyrë nuk ka ndonjë të keqe, si një “masë parandaluese” u hoq përfundimishtnga shumica e vaksinave për fëmijët në vitin 2001, sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, e cila gjithashtu ka publikuar hulumtime që tregojnë se nuk ka lidhje midis tiomersalit dhe autizmit.
Por, De Niro dhe Kennedy nuk janë të bindur. Gjatë konferencës për shtyp, dyshja pretendoi se gazetarët dhe qeveria prej kohësh po gënjejnë në lidhje me sigurinë vaksinave, duke çuar në një “epidemi të autizmit.”
“Nga njëra anë, qeveria këshillon gratë shtatzëna të shmangin mërkurin që gjendet tek peshqit, në mënyrë që të mos dëmtopjnë fetusin e tyre dhe nga ana tjetër, CDC mbështet injektimin e vaksinës që përmban mërkur në gratë shtatzëna, foshnjat dhe fëmijët. Kjo sfidon të gjithë logjikën dhe nuk ka kuptim”, tha Kennedy në një konferencën e përbashkët.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.