Këshilla & Arsye

September 6, 2016 | 12:35

Robert Ndrenika: Nëse ndodh që godina e Teatrit shembet, unë nuk do të tretem në gropë, por do të shtrihem atje!

ndrenika1Artisti i Popullit, Robert Ndrenika ka bërë një deklaratë jo të zakontë mbrëmjen që shkoi. Mjeshtri i skenës dhe i shumë roleve në kinematografi, i shqetësuar për fatin e Teatrit Kombëtar, ka lëshuar një mesazh të fortë, në një tryezë ku ishin ulur bashkërisht Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Kryebashkiaku, Erion Veliaj, shkruan sot “Mapo”. Nëse me Veliajn biseda ka shkuar e qetë, dhe në përpjekje për të kuptuar se çfarë do të bëhet me godinën e teatrit, me ardhjen pak minuta më vonë të ministres Kumbaro, biseda ka agravuar.

 

ndrenikaNdrenika pa e zgjatur shumë është shprehur drejtpërdrejti se është hapur fjala që do të transferojnë teatrin, për të ngritur kulla në tokën e tij aktuale. “Nëse ndodh që godina e teatrit shembet, unë nuk do të tretem në gropë, por do të shtrihem atje”, ka qenë deklarata e ashpër e aktorit Robert Ndrenika, shkruan “Mapo”. “Le të bëhet edhe pas 5 vjetësh teatri, por ama të bëhet. Tiranës i takon teatri. Ajo është tokë e italianëve. Të lutem mos e prishni teatrin, rikonstruktojeni atë, bëjeni modern”, thuhet se është shprehur Ndrenika.

 

ndrenikaOKRobert Ndrenika lindi në Tiranë, në 1942. Në vitet 1960-1964 ka studiuar për aktor në Shkollën e Lartë “Aleksandër Moisiu”. Nga ky vit deri më 1970, punon si aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punon si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Sot punon si aktor i lirë.

Në vitin 1979 i është akorduar titulli “Artist i Merituar” dhe në vitin 1988 titulli “Artist i Popullit”. Është nderuar me Kupën për Aktorin më të Mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen “Magjia e Madhe”, të Eduardo De Filipos dhe në Festivalin e Filmit të vitit 1979, për rolin e Prefektit në filmin “Koncert në vitin 1936”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top