Historitë e dashurisë nuk kanë kohë. Ato janë të përjetshme. Bota ka parë shumë të tilla, por vetëm disa prej tyre janë gdhendur në libra përjetësie e projekte kinematografie. ‘Dita e zemrave’ ose ‘Dita e miqësisë’ përjetohet kudo. Që nga kartolinat e thjeshta e deri te detaje më të rëndësishme bëhen kumti i festës. Secili prej partnerëve e ka një ‘armë’ të veçantë për të shprehur dashurinë me njerëzit e dashur. Përballë një fenomeni e një ndikimi social, i cili ende duhet të vlerësohet, psikologët thonë se ‘forca’ e dashurisë ka lidhje me zgjatjen e mesatares së jetës dhe ndërgjegjësim të shumë partnerëve në marrëdhënien e tyre aq vjeçare. Pas një karriere të caktuar mundimesh për mirëqenie, pas rritjes së fëmijëve dhe të një bashkëjetese të gjatë, rreth moshës diku pas të 60-ve, pavarësisht viteve mbi supe dhe gjendjes së tyre, partnerët duhet të gëzojnë jetën. Çiftet në këtë stad përjetojnë paqe, pjekuri të mendimeve dhe optimizëm për arritjet në jetën e tyre të gjatë. Tashmë gëzojnë një shtëpi më të madhe në pjesëtarë, kanë rritur fëmijët, janë bërë gjyshër. Te kjo grupmoshë ka një qëndrim ndaj traditave familjare, por edhe një respekt për institucionin e rëndësishëm siç është ‘martesa dhe familja’. Janë çifte të konsoliduara, kanë kryer tërë projektet e rinisë së tyre, por kanë edhe pengje të jetës, të cilat kërkojnë t’i realizojnë te fëmijët, dëshira pse jo për t’i transmetuar edhe te nipërit e mbesat. Kjo i bën ata të ndihen të lidhur përjetë. Romanca është diçka shpirtërore, që në këtë moshë buron nga kujtimet, nostalgjitë e çiftit kur ishin të rinj, vendet e para të njohjes, fjalët e para të dashurisë, por edhe emocionet e kurorëzimin e ndjenjës së tyre. Marrëdhëniet romantike janë dinamike. Ato vërtetë ndryshojnë vazhdimisht, por me kalimin e viteve mbesin në kujtimet e vetë rrethanave të shumë çifteve. Si t’ua zbukurojmë këto ditë partnerëve?
• Dërgimi i trëndafilave apo i luleve përsërit të njëjtin emocion që ka përjetuar çifti në fillesat e tyre.
• Letrat dhe urimet e asokohe janë një tjetër emocion për një çift tek të 60-at.
• Fotografitë dhe shfletimi i tyre mes emocionesh që kujtimet kanë lënë pas për çdo rast.
• Një darkë solemne me gatimet e pjatat e preferuara, shoqëruar nga fëmijët, nipërit e mbesat.
• Kujdesi për veten, komplimentet e shoqëruara me afeksionin dhe bisedat e tyre më të hershme në kohë.
• Një përqafim i gjatë padyshim është emocioni më i vyer e me pozitivitet për dy partneret
• Për t’u ndjerë edhe më të rinj, mjafton dërgimi i biskotave të vogla e çokollatave për të qenë në trend. Sërish janë të pranueshme edhe letrat, ku aty brenda ka disa fjalë mirënjohjeje.
A janë romantikë shqiptarët?
Te shumë çifte shfaqja e romantizmit është në shkalla të ndryshme dhe e dedikuar ndryshe për çdo person. Shqiptarët nuk kanë shumë demonstrime publike, por kjo s’i bën të mos jenë romantikë. Të jesh romantik varet nga cilësi krejt personale. Dhurimi luleve është hapi i parë për të qenë më emocionues, për disa bëhet publikisht, ndërsa të tjerë i fshihen këtij demonstrimi. Femrat janë më kreative në ide. Janë ato që bëjnë surpriza në një marrëdhënie. Kjo nuk i përjashton meshkujt, të cilët mundohen ta shprehin romantizmin në aspekte të ndryshme në varësi të pozitivitetit dhe dinamikës që kanë në lidhje. Një mënyrë e mirë është të vlerësojmë kontributet në një lidhje mes të dy partnerëve. Një deklaratë e veçantë dashurie dhe një propozim unik që lidh fatin e dy individëve, pse jo në një datë të veçantë dhe simbol të dashurisë
Mirëqenia psikologjike buron nga një gjest i bukur
Ka ngjyra, festë, dhurata dhe shumë dashuri momenti kur doni të shfaqni ndjenjën apo të ndjeheni më romantikpër partnerin. Shën Valentini në çdo vend tërheq vëmendjen e çifteve dhe atmosferën që dhuron. Destinacionet e ndryshme në këtë ditë të veçantë, blerja e bizhuterive, mes tyre inicialet e emrave, apo dhe çelësat e dashurisë në ura të ndryshme udhëtimi, sjellin një tjetër atmosferë e dinamikë pozitive në përjetimin e ndjenjës. Jo vetëm privimi nga gjumi ndikon tek energjitë, vigjilenca mendore, por edhe humori gjithashtu pakëson nivelet e glukozës. Vetëkontrolli luan rol të rëndësishëm në suksesin e një marrëdhënieje. Të gjitha bashkë në një nivel më të lartë janë të afta të bindin në mënyrë konstruktive partnerët, dhe sa më shumë vetëkontroll të kenë çiftet, aq më e lartë është cilësia e marrëdhënies. Si duhet të sillen shqiptarët që ta bëjnë partnerin të ndihet mirë?
Jini mirënjohës – Duhet t’ia shprehni shpesh partnerit. Duhet të dini se ndarja e ndjesive, sidomos e mirënjohjes, lidhet me perceptimet pozitive për njeriun që keni zgjedhur të jetë në krahun tuaj, por edhe me vullnetin emirë për të çuar përpara lidhjen e për t’i zgjidhur problemet e saj. Kujdes! Ndonjëherë dashuria kalon vërtet nga stomaku. Bëni kujdes me dietat e tepërta. Ato kanë efekt negativ në çift. Shfaqin zemërim dhe agresivitet. Duke u ushqyer shëndetshëm, ju do të keni një marrëdhënie më të mirë.
Kontrolloni egon – Njerëzit që përulen,jo vetëm që korrin më shumë pozitivitet te vetja, por ato përhapin një frymë mirëkuptimi dhe optimizëm. Provat tregojnë që, nëse kaloni kohë që ia vlen së bashku, do të keni marrëdhënie që ju kënaq dhe që gjithashtu nxjerr në pah më të mirën tuaj. Ka shumë rëndësi që të mos kaloni një kohë të tepërt pa sjellë asgjë të re në marrëdhënien tuaj, qoftë edhe pak kohë që ka cilësi e sjell risi ia vlen.
Silluni mirë – Të jesh partneri më i mirë filloni duke u sjellë mirë me veten! Provat shkencore kanë treguar se dashuria për veten bën mrekulli edhe në lidhje. Duke ndjerë solidaritet me veten, ju do të mund të ofroni më tepër kujdes për partnerin tuaj, sepse ju do ta dini se sa e rëndësishme është t’i ofroni një njeriu ngrohtësi. Raportet më të shëndetshme sipas shkencës, reflektojnë përpjekje nga të dyja palët për të zgjidhur problemet a nevojat e secilit apo të dyve njëherësh. Sjellje të caktuara bëjnë lumturinë e një partneriteti të madh. Shpesh ato vijnë natyrshëm dhe kjo i sjell përfitime çiftit.Pozitive është të shpenzoni së bashku. Kjo shpreh një kënaqësi mes partnerëve.
Falja – Falja e mosshfaqja e paragjykimeve ju bëjnë një partner më të mirë. Zbulojini gjëra, ndjenjat dhe historinë tuaj për të inkurajuar partnerin që të bëjë të njëjtën gjë në lidhjen tuaj. Ndarja e detyrave dhe përgjegjësive e rrit marrëdhënien tuaj.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.