Lifestyle

February 2, 2017 | 8:37

Romancë me buzëkuq

Ndryshon stina, ndryshojnë dhe ngjyrat, veshjet, aksesorët e gjithashtu edhe buzëkuqet. Kozmetiku më i dashur i femrave, në fakt, nuk mund të mungojë në tendencat e fundit, duke sjellë ngjyra të reja, të alternuara sigurisht edhe me ngjyrat klasike. Ngjyra të thella e tonalitete delikate nudë karakterizojnë buzëkuqet e kësaj stine. Janë me të vërtetë të shumta risitë ndër të cilat mund të zgjidhni në këtë prag sezoni të ftohtë për të veshur buzët tona me glamour, të gjitha të karakterizuara nga ngjyra të ndryshme e në gjendje për të kënaqur dëshirat e çdo femre. Këtë stinë i jepet hapësirë buzëkuqeve me shkëlqim e kremozë, që nga firmat më luksoze e deri tek ato me çmime më të arsyeshme.

buzekuq

ROZË E HAPUR: jo vetëm do të jetë ngjyra e stinës së ftohtë, por do të kryesojë edhe në pranverën e ardhshme. Nuk ju pëlqen? Epo mund të zgjidhni edhe tonalitetin e lejlasë së hapur.

NUDË: është një mënyrë alternative (një çikë trendi-super-fashion) për të treguar tonalitet e ngjyrave natyrale, por me shkëlqim e xixa. Me këtë ngjyrë buzëkuqi, edhe ato që i kanë buzët e holla do të ndihen të kënaqura, pasi ky buzëkuq jep efektin e buzëve të trasha.

E KUQE VERE: lamtumirë e kuqe në vishnje. Nuancat rikthehen sërish tek ngjyra e theksuar e verës, për t’i dhënë shkëlqim fytyrës e buzëqeshjes. Kini kujdes: nëse keni dhëmbë pak të zverdhur, zgjidhni një ngjyrë të kuqe, por me pigment blu apo lejla.

VAMPIR: jeni të dhënë pas ekstremeve. Pigmenti vjollcë shndërrohet në ngjyrën e kumbullës së fortë dhe dhuron një efekt shumë Twilight. Perfekt nëse ngjyra e lëkurës është shumë e bardhë.

ROZË BARBI: nëse e përdorni plot siguri dhe në mënyrën e sasinë e duhur (pa e ekzagjeruar), ky tonalitet buzëkuqi do të jetë pa dyshim buzëkuqi më i ri për stinën e ardhshme. Për këtë stinë “pink is the new red”.

E KUQE KLASIKE: është një ngjyrë që i shkon të gjitha tonaliteteve të fytyrës. Ju bën të veçanta edhe nëse visheni me tuta sporti e mbi të gjitha dhuron shumë personalitet. Me pak fjalë, është ngjyra klasike e të gjitha kohërave.

NATYRALE: është tejet i thjeshtë për t’u përdorur, madje s’ju nevojitet as pasqyrë. Shkon me të gjitha ngjyrat dhe nuk kërkon përkushtim. Ç.dëshironi tjetër?

KAFE VITET ‘90: besoj as nuk do t’ju shkonte ndonjëherë ndërmend të riktheheshit pas në kohë. Në fakt, kjo stinë na kthen pas në vitet ’90 me ngjyrën kafe, në emër të filmit më të famshëm të asaj kohe “Beverly Hills 90210”.

PJEPËR: i vetmi rast ku fruta qëndron mirë edhe jashtë stinës. Ok, nuk i shkon të gjitha femrave, por nëse kemi një stil veshjeje të viteve ’60 është një risi mjaft e këndshme ngjyra e pjeprit.

MAVI: për ato që nuk e dinë, është një tonalitet i vjollcës, midis lejlasë dhe ngjyrës së lavandës. Ideale për ato që duan të guxojnë me një look gotik, por duke u dukur mjaft femërore.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top