Këngëtarja Lindita Halimi i ka dhënë fund rrugëtimit të saj në “American Idol”, pasi nuk ka mundur ta kalojë raundin e 3-të. Ajo është futur në grupin e 48 më të mirëve, por nuk ka mundur të zgjidhet ndër 24 konkurrentët që do të vazhdojnë garën.
“Dhashë gjithçka, dhe pavarësisht rezultateve sonte, jam përgjithmonë mirënjohëse stafit të American Idol për mundësinë e dhënë që emri “LINDITA” të shndërrohet në emër të njohur në gjithë botën. Definitivisht ëndërr që më në fund m’u realizua!”, ka shkruar ndër të tjera Lindita Halimi në rrjetet sociale.
Pas eleminimit të saj ka reaguar kolegia shkodrane Rosela Gjylbegu, e cila inkurajon atë të vijojë ëndrrën.
“Bravoooooo Lindita për forcën, për talentin tënd, për gjithçka na ke fal, por ky vendim ishte i padrejtë, por ti ke jeten përpara ka akoma plot mundësi të tjera je në vendin e duhur dhe me afër se kurrë për të prekur një endërr të madhe mos u dorzooooooo, të përqafoooooj foooort foooort ….mos harro ti ke një talent që askush nuk mund ta mohojë askush!”, nënvizon Gjylbegu.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.