Nuk rend pas librave shpjegues të ëndrrave, sepse e lë jetën të më rrjedhë… Ka prej tyre që më kallin datën, ashtu siç rrallë ndodh të shoh edhe ëndrra të bukura.
Ëndrrat më shoqërojnë shpesh në gjumin tim gjatë natës… Janë gati si bashkëudhëtare të pashmangshme, në atë që unë do ta cilësoja si një “jetë e dytë”. Shoh shpesh në ëndërr, të ndjerën nënën time… Ndodh ngase më ka marrë malli për të, më mungon qenia dhe prania e saj në çdo kohë… Por, të nesërmen në mëngjes, sapo hap sytë dhe nis mendoj për atë çka kam përjetuar në gjendjen e gjumit, përpiqem të shmang nga vetja idenë se diçka e keqe ka për të më ndodhur gjatë ditës… Është si një sinjal paralajmërues që mua më frikëson. Nëse nuk shkoj në varreza, ose nuk e kujtoj është e sigurt që diçka e pakëndshme do më ndodhë… Për të qenë e sinqertë më ka ndodhur. Nuk rend pas librave shpjegues të ëndrrave, sepse e lë jetën të më rrjedhë… Ka prej tyre që më kallin datën, ashtu siç rrallë ndodh të shoh edhe ëndrra të bukura.
Botuar në revistën Psikologji, shtator 2010
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.