Rozmarina është një shkurre përherë e gjelbër e vendeve të ngrohta, me lule të vogla ngjyrë qiell ose të bardha, me gjethe të imëta si hala e me erë të këndshme, që përdoren në gjellë ose për të nxjerrë prej tyre një lloj vaji. E cilësuar nga grekët, romakët dhe egjiptianët e lashtë si e shenjtë, rozmarina (Rosmarinus officinalis), pjesë e familjes së mentes, është më shumë se një erëz aromatike që përdoret në gatim.
Vetitë ushqyese të rozmarinës:
- E pasur në fibra, hekur, kalcium, tanina, flavonoide dhe vitaminë B6
- Forcon kujtesën, përmirëson humorin, forcon shikimin dhe ndihmon qarkullimin e gjakut.
- Ka efekte të dobishme për pacientët që vuajnë nga sistemi nervor dhe qetëson stresin.
- Ndihmon mëlçinë në funksionin e saj, tretjen dhe lufton mikrobet e dëmshme.
- Është ilaç i mirë kundër rënies së flokut.
- Përdorni rozmarinë të tharë në ujin e vaskës për t’u qetësuar dhe tonifikuar!
Përfitimet shëndetësore:
Forcon kujtesën
Kur përdoret në aromaterapi, vaji i rozmarinës mund të përmirësojë kujtesën.
Lehtëson dhimbjet
Me lëngun e përftuar nga zierja e rozmarinës masazhoni me kujdes pjesët përreth kokës për të lehtësuar dhimbjet, ose thjesht nuhatja e aromës së rozmarinës thuhet se mund të lehtësojë simptomat e shkaktuara nga migrena
Antibakteriale
Nëse konsumohet si çaj, rozmarina shërben si një freskuese fantastike e gojës.
Detoksifikues
Me një efekt detoksifikues në mëlçi, kjo shkurre e gjelbër mund të ndihmojë në lehtësimin e urthit në stomak.
Forcon sistemin imunitar
Nëse konsumohet rregullisht, rozmarina mund të forcojë sistemin imunitar me antioksiduesit e saj të shumtë.
Si ta ruani?
Rozmarina mund të zgjasë më shumë se dy javë në frigorifer nëse mbështillet me një pecetë të lagur.
Rozmarina mund të qëndrojë e ngrirë për më shumë se 6 muaj ose të thahet.
Mos e lani derisa ta përdorni, pasi mund të prishet.
Burimi / shendeti.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.