Në fokus

June 8, 2016 | 8:57

Rrëfehet gruaja e dhunuar: Doja të kërkoja punë për të mbajtur fëmijët

Pas publikimit të videos në media, ku Marsela Çaushaj u dhunua në mes të rrugës nga ish bashkëshorti ajo ka rrëfyer edhe arsyet dhe situatën e rëndë që ka kaluar me ish-bashkëshortin duke treguar se dhuna këtë herë erdhi pas dy rasteve të tjera të dhunuar në publik.

Ajo ka thënë për ‘News 24’ se nuk ishte hera e parë që ajo dhunohej në atë mënyrë, si dhe ka nxjerrë fakte të reja për 3 urdhër mbrojtje që ka kërkuar, ku mesa duket asnjë prej tyre nuk ka arritur që të vihej në zbatim dhe të parandalohej skena e dhimbshme ku ajo u dhunua brutalisht në sy të fëmijëve.

“Sot do filloja punë për të mbajtur një të moshuar. Ish-bashkëshorti më ndoqi dhe më dhunoi. Më kërcënoi duke më thënë se nuk do filloja punë. Është hera e dytë që më dhunon në publik. E kam kallëzuar dy herë në polici. Kam kërkuar tre herë urdhër mbrojtje. Ish-bashkëshorti më goditi në kokë dhe në brinjë. Kam tre fëmijë dhe marr një asistencë prej 40 mijë lekë të vjetra. Doja të kërkoja punë për të mbajtur fëmijët”, thotë ajo.

Rrëfimi i plotë:

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top