Emisioni “Me zemër të hapur” në News24 solli sot historinë tronditëse të një 14-vjeçareje që mbetei shtatzënë kur ishte 12 vjeçe dhe sot rrit një vajzë me probleme të mëdha shëndetësore e ardhur në jetë si fryt i një lidhjeje me një djalë që e njohu në rrjetet sociale.
Stafi i emisionit për shkak të moshës së vogël nuk e publikoi emrin e vajzës së mitur, që sot rrëfeu në studio problemet e saj që nga njohja me babain e vajzës, ikja nga shtëpia për të jetuar dashurinë më të, shtatzëninë, lindjen e vajzës, dhunën e ‘burrit’ 16-vjeçar dhe varfërinë ekstreme.
Dy vjet më parë, kur ajo ishte vetëm 12 vjeç mori vesh lajmin se brenda saj po rritej një krijesë dhe as nuk e kuptonte se vetëm pas 9 muajve do të bëhej nënë. Ajo vazhdonte të luante vet me kukulla dhe po sillte në jetë një fëmijë.
Studionte në klasën e 7-të dhe ishte një nxënëse ekselence kur u njoh me një 16-vjeçar me anë të rrjeteve sociale dhe pas disa ditësh takohet me personin në fjalë.
Nëna zbulon këtë lidhje sekrete, siç dhe vajza e quan dhe nga frika 12-vjeçarja ikën nga shtëpia dhe strehohet në banesën e djalit.
Policia arriti të gjejë vendndodhjen, fillimisht nuk u mor asnjë masë pasi ishin të vegjël, por vajza pasi u rikthye në shtëpi nuk qëndroi gjatë dhe ia mbathi sërish duke i kërkuar djalit të jetonin të dy, sepse e dashuronte.
12 vjeç e pak muaj martohet dhe kjo vogëlushembetet shtatzënë. Sot që është 14 vjeç e ka vajzën e saj 9 muajshe.
Babi i vajzës jo vetëm që nuk u kujdes për të dyj,a por e dhunoi duke e detyruar në njëfarë mënyre që ajo të ikte tek prindërit e saj. Aktualisht ajo jeton tek prindërit me vajzën e vogël, e cila erdhi në jetë në datën 17 qershor te 2016 me probleme të rënda shëndetësore në zemër dhe me sindromën Down.
Ajo jeton në kushte ekstreme të varfërisë. Por hallet nuk kanë fund për 14-vjeçaren. Vajzës së saj 9 muajshe nuk i ka ngelur shumë jetë, pasi i duhet një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër dhe ajo apelon për ndihmë.
Burimi/ Balkanweb
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.