Në fokus

March 2, 2017 | 12:50

Rrëfimi i ndjerë i astronautit Scott Kelly: Çfarë zbulova pas një viti në hapësirë

Një vit më parë, astronauti Scott Kelly u kthye në Tokë pas kohe të gjatë të kaluar në orbitë. Në udhëtimin e tij me kozmonautin rus Misha Kornienko, ato ekzekutuan eksperimente për të shqyrtuar misteret e trupit dhe mendjes së njeriut. Zbulimet e arritura tejklaluan shkencën.

1

Scott Kelly reflekton për vitin e kaluar në hapësirë:

Unë mendoj se nganjëherë njerëzit duan të dëgjojnë se u bë një zbulim i madh shkencor nga 340 ditët që kalova rrotull planetit, diçka që më goditi mua apo shkencëtarët si një rreze kozmike përmes kafkës në një moment kulmor gjatë misionit tim. Unë nuk kam diçka të tillë për të ofruar.

Të dhënat janë ende duke u analizuar, por shkencëtarët janë të ngazëllyer për atë që janë duke parë deri më tani. Dallimet gjenetike që u shfaqën mes vëllait tim binjak dhe meje mund të sjellin njohuri të reja, jo vetëm për mënyrën se si hapësira ndikon trupin tonë, por edhe për mënyrën se si plakemi këtu në Tokë. Rezultatet e reja zbulojnë gjendjen e telomereve të mia në skajet e kromozomeve që tregojnë moshën tonë gjenetike, të përmirësuara në fakt kur isha në hapësirë në krahasim me të Markut, në kundërshtim me pritjet. Studimet për të cilat po punohet mund të ndihmojnë shkencëtarët të arrijnë zgjidhje për problemet shëndetësore që dalin gjatë qëndrimit në hapësirë, probleme të tilla si përkeqësim i kockave, muskujve, dëmtimin e vizionit dhe efekteve të ekspozimit të zgjatur ndaj rrezatimit.

Rezultatet dhe punimet shkencore do të vazhdojnë të shfaqen gjatë dekadave bazuar në 400 eksperimentet që kemi kryer.

Por Misha Kornienko dhe unë përbëjmë një madhësi të mostrës vetëm prej dy vetash. Ne duhet të shohim shumë më shumë astronautët që qëndrojnë në hapësirë për periudha të gjata kohore, para se të mund të nxjerrim konkluzione të mëdha për atë që kemi përjetuar. Megjithatë, unë do të ndjehem sikur ne kemi bërë zbulime, por këto zbulime ndahen nga ajo që ne përjetuam në hapësirë.

Personalisht, unë kam mësuar se asgjë nuk mund të falë ndjesi më të mahnitshme se uji. Natën kur  avioni im u ul në Houston dhe më në fund shkova në shtëpi, bëra pikërisht këtë që po them: u hodha në pishën me kostumin tim të fluturimit. Unë kurrë nuk do të marrë përsëri atë ndjesi. Edhe Misha mendon në të njëjtën mënyrë.

Kam mësuar se unë mund të jem i qetë në situata të këqija. Ja kam njohur këtë veti vetes që kur isha një fëmijë, por ky mendim është përforcuar.

Kam mësuar se të shkuarit më herët për një intërvistë pune, është e vetmja mënyrë për të qëndruar në lojë dhe të jesh i suksesshëm. “Nëse nuk jeni pesë minuta më herët, jeni me vonesë.”

Unë kam mësuar të bëj ndarjen më të mirë, e cila nuk do të thotë të harrosh ndjenjat, por në vend të kësaj të fokusohem  në gjërat që mund të kontrolloj dhe të marr parasysh atë që nuk mund të bëj.

Unë e kam mësuar nga nëna ime, teksa trajnohej për t’u bërë një oficere e policisë, që hapa të vegjël të çojnë në një kërcim gjigand.

Kam mësuar se sa e rëndësishme është të ulesh me njerëz të tjerë. Kur isha në hapësirë, pashë një ditë në TV një skenë me njerëz që ishin ulur duke ngrënë një vakt së bashku. Pamja më shkaktoi mall. Papritur dëshiroja të isha i ulur në tavolinë me familjen time, ashtu si njerëzit në ekran, graviteti mund të na mbante mbi sipërfaqe, kështu që ne mund të pushonim.

E dashura ime, Amiko, bleu një tryezë për dhomën e ngrënies për ne dhe më dërgoi një foto të saj. Dy ditë pasi u ktheva në Tokë, unë isha i ulur në krye të tryezës së re, duke ngrënë një vakt të shijshëm me mikun tim Tilman, familja ime u mblodh rreth meje: Amiko, Mark, gruaja e tij Gabby, babai im, vajzat e mia Samantha dhe Charlotte. Unë mund t’i shoh të gjithë ata pa lëvizur kokën time. Ishte siç e kisha dëshiruar. Në një moment gjatë bisedës së darkës, Gabby kishte vënë re se Marku dhe unë po bënim të njëjtat gjeste gjatë bisedës. Unë mësova se çfarë do të thotë të jesh përsëri së bashku me familjen.

1

Kam mësuar se shumica e problemeve nuk janë shkencë me raketa, por kur ata janë shkencë me raketa, ju duhet të kërkoni një shkencëtar raketash. Me fjalë të tjera, unë kam mësuar të kërkoj këshilla, të marr këshilla dhe të dëgjoj ekspertët.

Kam mësuar se një arritje që duket se është realizuar nga një person ndoshta ka qindra, ndoshta edhe mijëra mendje të tjera pas saj, dhe se është një privilegj që të jesh mishërim i asaj pune.

Kam mësuar se rusët kanë një fjalor më kompleks për mallkimet dhe një fjalor më të ndërlikuar për miqësinë.

Kam mësuar se bari ka një aromë shumë të mirë, që era është e mahnitshme, dhe se shiu është një mrekulli. Do të përpiqem të kujtoj se sa magjike janë këto gjëra për jetën time.

Kam mësuar se vajzat e mia janë të mrekullueshme dhe që kam humbur një pjesë të jetës së tyre, e cila kurrë nuk mund të të kthehet.

Kam mësuar se duke ndjekur lajmet nga hapësira Toka duket si një vorbull e kaosit dhe konfliktit, dhe se degradimi mjedisor i shkaktuar nga njerëzit të copëton zemrën. Kam mësuar se planeti ynë është gjëja më e bukur që kam parë ndonjëherë dhe se ne jemi me fat që jemi këtu.

Unë e kam mësuar një ndjeshmëri të re për njerëzit e tjerë, duke përfshirë edhe njerëzit që nuk i njoh, njerëzit që nuk i pëlqej dhe njerëzit me të cilët nuk bie dakord. Unë kam filluar t’i bëj njerëzit të kuptojnë që unë i vlerësoj ato, edhe pse kjo gjë i trullos në fillim. Është pak jashtë karakterit tim. Por kjo është diçka që jam i kënaqur që kam mësuar ta bëj dhe shpresoj që të vazhdoj kështu.

Kam mësuar se një vit në hapësirë shfaq shumë kontradikta. Një vit larg nga dikush që e do tendos marrëdhënien dhe e forcon atë në mënyra të reja. Kam mësuar se ngjitja në një raketë që mund të të vrasë është një përballje me vdekjen dhe një aventurë që më bën të ndihem më i gjallë se çdo gjë tjetër në jetë.

Kam mësuar se ky moment në hapësirën amerikane është një udhëkryq ku ne mund të ripërtërijmë përkushtimin tonë, për të ndërtuar sukseset tona, të vazhdojmë të bëjmë gjëra edhe më të vështira, ose të ulim pritshmëritë dhe të bëjmë kompromis me qëllimet tona.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top