Psikologia Denada Toçe gjatë analizimit të rastit të Margaritës 13-vjeçare nga Librazhdi të premtuar për një 25-vjeçar ka treguar për emisionin investigativ të Italia 1 edhe një histori shokuese nga realiteti shqiptar.
Ajo ka treguar për një vajzë që e ka takuar 3 vjet me parë, e cila nuk mund të bënte fëmijë me burrin, dhe ky i fundit, e lejoi të kryente marrëdhënie seksuale me babanë e tij, pra nusja me vjehrrin, për të kuptuar se kush e kishte problemin.
“Është një zgjedhje për familjen, e burrave që vendosin për familjen. Tre vjet më parë, takova një vajzë që ishte 20 vjeç dhe ajo ishte e martuar me një burrë që nuk mund të bënte fëmijë. Për të kuptuar nëse ai ishte problemi, nuk mund të shkonin tek një mjek, por vendosën që babai i burrit, pra vjehrri, të bënte seks me të, me vajzën”, tregon Denada Toçe.
“Pra burri në vend që të pranonte infertilitetin e tij ka preferuar që gruaja e tij të bënte seks me babanë e tij”, thotë gazetari.
“Kjo është një gjë që ndodh në një shoqëri primitive, nuk është vetëm një gjë e izoluar në këto vende. Gruaja nuk mundet të ketë të njëjtat të drejta si një burrë”, thotë Denada më tej.
Rrëfimin e saj mund ta ndqni në minutën 08:05 të videos së mëposhtme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.