Në fokus

October 4, 2017 | 9:14

Rrëfimi i shqiptarit në Angli: Si po e rris vajzën e kushërirës, e cila humbi jetën pas lindjes

Një foshnje e porsalindur ka mbetur vetëm, pasi nëna e saj azilkërkuese në Britani të Madhe vdiq pas lindjes në Spitalin Universitar të Uellsit në Kardiff.

1

Vajza e vogël kaloi vetëm një orë me nënën e saj, Duhije Kika, e cila kishte vetëm tre muaj, që ishte vendosur në Angli dhe fliste shumë pak anglisht. Ajo humbi jetën në tetor të vitit 2016.

Vajza e vogël quhet Anxhela dhe po rritet nga një kushëri i nënës së saj, Klodiani, 30 vjeç, një piktor dhe dekorator, në Oxfordshire.

“Nuk ndihem lumtur kur shoh pas dhe mendoj për këtë. Ishim shumë të afërt. Ajo është mirë. Ajo nuk di asgjë për atë që ka ndodhur ende, natyrisht. Ajo më quan baba dhe gruan time nënë. Është shumë e vështirë, shumë trishtuese. Unë nuk e shoh atë ndryshe sigurisht, ajo është si vajza ime,” thotë Klodiani.

Nëna shtatzënë ishte larguar nga Shqipëria dhe kishte mbërritur në Londër në Tetor 2015 dhe u zhvendos në Cardiff në dhjetor të atij viti, vetëm një muaj para se ajo të lindte. Është e paqartë se si ajo kishte udhëtuar në Britani të Madhe.

Fëmija e saj u lind me operacion cezarian në fund të janarit, por nëna e saj u sëmur shpejt nga Sepsis dhe vdiq në fillim të shkurtit. Mamia e cila priti foshnjën i shkroi një letër për t’i treguar asaj se sa e kishte dashur nëna e saj dhe sa e lumtur ajo kishte qenë kur e kuptoi se foshnja kishte lindur e sigurt dhe e shëndetshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top